Lamberts Ginkgo Biloba 6000mg x 30 Tablets
Lamberts Ginkgo Biloba 6000 mg është një suplement ushqimor që përmban bimën Ginkgo biloba. Ai përmban një ekstrakt të titruar të gjetheve të quajtur GBE, i cili përmban 24% glikozide.
Cilat janë vetitë e Ginkgo biloba?
Ginkgo biloba ka shumë veti të dobishme, ndër të cilat më kryesoret janë ato që ndikojnë në kujtesë dhe qarkullimin periferik të gjakut. Glikozidet, të cilat janë përbërësi kryesor aktiv i bimës, janë të pasura me bioflavonoide, të cilat besohet se ndihmojnë në ruajtjen e integritetit të mureve kapilare.
Gjithashtu, kjo bimë:
- Ndihmon në ruajtjen e qarkullimit të gjakut, duke kontribuar në mbajtjen e ngrohtë të ekstremiteteve të trupit, furnizimin me oksigjen të trurit dhe në mirëmbajtjen e funksioneve të përgjithshme të trurit si kujtesa.
- Ka veti antioksiduese kundër radikaleve të lira.
European Medicines Agency dhe Komiteti për Produktet Bimore Mjekësore (HMPC) kanë miratuar përdorimin e gjetheve të Ginkgo biloba si një suplement bimor tradicional për përdorim afatshkurtër, për përmirësimin e kujtesës dhe dëmtimeve njohëse të lidhura me moshën (ulje e aftësive mendore), si dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës te të rriturit me demencë të lehtë. Gjithashtu, përdoret për lehtësimin e ndjesisë së rëndesës në këmbë dhe ndjesisë së duarve dhe këmbëve të ftohta, të lidhura me probleme jo kronike të qarkullimit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në ruajtjen e kujtesës dhe përmirësimin e përqendrimit.
- Kontribuon në përmirësimin e qarkullimit periferik, duke ndihmuar furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese në inde dhe organe, përfshirë trurin.
- Mbështetur qarkullimin në ekstremitete, duke reduktuar ndjesinë e ftohtësisë ose rëndesës.
- Ka veti antioksiduese.
- Mbështet funksionin e përgjithshëm të trurit.
- Suplementi vjen në formën e tabletave me çlirim të zgjatur që sigurojnë përthithje graduale gjatë ditës.
Suplementi Lamberts Ginkgo Biloba 6000 mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni në një terapi medikamentoze me barna antikoagulntë (hollues të gjakut), nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji këshillohet konsultë me mjekun përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Ginkgo Biloba leaves (Provided by 120 mg of a 50:1 extract) |
6000 mg | * |
|
providing Flavonglycosides |
28.8 mg | * |
|
Ginkgolides A B and C and Bilobalide |
2.7 mg | * |
Other Ingredients; DiCalcium Phosphate, Cellulose, Anti-caking Agents (Silicon Dioxide & Magnesium Stearate), Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose & Glycerin), Crosslinked Cellulose Gum, Stearic Acid.