Lamberts Iron 14mg x 100 Tablets
Lamberts Iron 14 mg Tablets është një suplement ushqimor që siguron 14 mg hekur elementar.
Hekuri vjen në formë citrati, i cili është zakonisht më i butë për stomakun dhe shoqërohet me më pak efekte anësore si të përziera, irritim gastrik dhe kapsllëk, krahasuar me format më “të forta” të hekurit (p.sh. sulfate). Citrati gjithashtu është një formë e tretshme që përmirëson përthithjen dhe biodisponibilitetin e hekurit në organizëm dhe për rrjedhojë jep një efikasitet maksimal.
Hekuri kontribuon në formimin normal të hemoglobinës dhe rruazave të kuqe të gjakut, në transportin e oksigjenit në organizëm, si dhe në metabolizmin normal të energjisë. Gjithashtu, ai ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe mbështet funksionin normal të sistemit imunitar dhe aftësinë njohëse.
Mungesa e hekurit në organizëm
Mungesa e hekurit është një gjendje ku rezervat e hekurit në organizëm janë të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat normale të trupit. Hekuri është i domosdoshëm për formimin e hemoglobinës, e cila transporton oksigjenin në gjak. Kur nivelet e hekurit ulen, mund të shfaqet anemia nga mungesa e hekurit, e shoqëruar shpesh me lodhje, dobësi, zbehje dhe ulje të përqendrimit. Shkaqet më të shpeshta përfshijnë marrjen e pamjaftueshme me ushqim, humbjen e gjakut ose përthithjen e dobët të hekurit në organizëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Siguron mbështetje për funksionin normal kognitiv dhe sistemin imunitar.
- Ndihmon në procesin e formimit të qelizave të kuqe të gjakut dhe në formimin e hemoglobinës për transportin e oksigjenit në trup.
- Kontribuar në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
- Suplementi vjen në formën e citratit, i cili ka tolerancë të mirë dhe njihet për përthithje të lehtë në organizëm.
- I përshtatshëm për vegjetarianë.
Suplementi Lamberts Iron 14mg Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Ky suplement përmban hekur, i cili nëse merret në sasi të tepërta mund të jetë i dëmshëm për fëmijët shumë të vegjël.
Nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënisë ose jeni duke ushyqer fëmijën me gji këshillohet konsultë mjekësore përpara fillimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Iron (as Citrate) |
14 mg | 100 % |
Other Ingredients; Dicalcium Phosphate, Cellulose, Ferrous Citrate, Modified Starch, Anti-Caking Agents (Silicon Dioxide & Magnesium Stearate), Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose, Glycerol), Stearic Acid.