SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts L-Arginine HCl 1000mg x 90 Tablets

Suplement ushqimor me përmbajtje të lartë të aminoacidit L-argininë në formë të lirë, i cili mbështet sintezën e oksidit nitrik në organizëm dhe kontribuon në funksionimin normal të qarkullimit të gjakut.
In stock
SKU
Lamberts61
Special Price 4 357 Lekë Regular Price 5 446 Lekë
-20%

Lamberts L-Arginine është një aminoacid i pastër në formë të lirë, i gatshëm për t’u përthithur nga organizmi pa pasur nevojë të shpërbëhet nga enzimat tretëse. Ky suplement është prodhuar sipas standardeve farmaceutike GMP dhe çdo tabletë përmban 1000 mg L-Arginine HCl.

Arginina konsiderohet një aminoacid jo-esencial, megjithëse studimet tregojnë se në kushte të caktuara ajo mund të jetë “kushtësisht esenciale”, pasi organizmi mund të mos jetë në gjendje të prodhojë sasi të mjaftueshme gjatë rritjes së shpejtë, traumave ose stresit fizik.

Organizmi përdor argininën për të prodhuar oksid nitrik (NO), një substancë që ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut. Efekti vazodilatator i oksidit nitrik është i rëndësishëm për ruajtjen e qarkullimit të shëndetshëm të gjakut në të gjithë trupin.

Roli i L-Argininës në organizëm:

  1. Kontribuon në rritjen e qarkullimit të gjakut. 
  2. Mund të ndihmojë në uljen e lehtë të presionit të gjakut. 
  3. Kontribuon në uljen e konsumit të oksigjenit gjatë ushtrimeve fizike.
  4. Thelbësore për prodhimin e oksidit nitrik (NO), i cili ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut 
  5. Aminoacid i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular, si dhe për përmirësimin e performancës dhe rikuperimit fizik. 
  6. Luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e qelizave të sistemit imunitar, duke mbështetur mbrojtjen e organizmit. 
  7. Kontribuon në spermatogjenezën normale, duke përmirësuar cilësinë dhe lëvizshmërinë e spermatozoideve. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Siguron L-argininë në formë të lirë (free-form), e gatshme për përthithje të shpejtë nga organizmi. 
  2. Mbështet prodhimin e oksidit nitrik (NO), i cili ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut. 
  3. Kontribuon në ruajtjen e qarkullimit normal të gjakut në organizëm. 
  4. Mund të mbështesë performancën fizike dhe rikuperimin pas aktivitetit fizik. 
  5. Luaj rol në proceset fiziologjike që lidhen me funksionin kardiovaskular. 
  6. Mund të përdoret si mbështetje shtesë në periudha stresi fizik, lodhjeje ose nevojash të rritura metabolike. 
  7. Prodhuar sipas standardeve farmaceutike GMP për cilësi dhe siguri të kontrolluar.

Suplementi Lamberts L-Arginine HCl 1000 mg Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 4 tableta në ditë.

Preferohet që aminoacidet të merren me lëng frutash ose ujë, në vend të qumështit.

Aminoacidet rekomandohet të merren 30 minuta para çdo vakti ose para gjumit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënisë ose jeni duke ushyqer fëmijën me gji këshillohet konsultim me mjekun tuaj përpara fillimit të këtij suplementi. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value 

L-Arginine (HCl)

1000 mg *

Other Ingredients; L-Arginine Hydrochloride, Cellulose, Hydroxypropyl Cellulose, Anti-Caking Agents (Silicon Dioxide, Stearic Acid & Magnesium Stearate), Calcium Carbonate, Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose, Glycerol).

Back to Top