Lamberts L-Theanine 200mg x 60 Capsules
Lamberts L-Theanine 200 mg Capsules është një suplement ushqimor që përmban aminoacidin L-teaninë.
Përbërësi kryesorë i këtij suplementi është L-teanina në një dozë prej 200 mg. L-teanina është një aminoacid natyral që gjendet kryesisht në çajin jeshil dhe në këtë suplement paraqitet në formë të pastër “free-form”, duke mundësuar përthithje të shpejtë nga organizmi.
Ajo vepron duke ndikuar në aktivitetin e disa neurotransmetuesve në tru, çka lidhet me një gjendje më të mirë të ekuilibrit mendor, ulje të ndjenjës së ankthit dhe përmirësim të qetësisë pa shkaktuar përgjumje apo efekt sedativ.
Gjithashtu, L-teanina mund të ndihmojë në rritjen e përqendrimit dhe qartësisë mendore, veçanërisht në situata stresi ose ngarkese mendore, dhe njihet për veprimin e saj sinergjik me kafeinën, duke përmirësuar vigjilencën dhe fokusin pa rritur nervozizmin.
Ndryshe nga shumica e suplementeve që kërkojnë përdorim të rregullt për disa javë para se të vërehet efekt, L-teanina mund të japë një përgjigje brenda pak orëve të para pas përdorimit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në krijimin e një gjendjeje të qetë mendore gjatë situatave të përditshme me stres.
- Mbështet funksionin normal të trurit në lidhje me përqendrimin dhe vëmendjen.
- Mund të kontribuojë në përmirësimin e reagimit ndaj ngarkesës mendore pa ulur energjinë.
- Vepron shpejt pas marrjes, duke u përshtatur për përdorim sipas nevojës.
- Nuk shoqërohet me efekt përgjumës, duke lejuar funksionim normal gjatë ditës.
Suplementi Lamberts L-Theanine 200 mg Capsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur mbi moshën 18 vjeç.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Ky suplement nuk këshillohet të merret me stomaku bosh.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënisë ose jeni duke ushyqer fëmijën me gji këshillohet konsultim me mjekun tuaj përpara fillimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
L-Theanine (from Green Tea Extract with up to 5mg of epigallocatechin gallate EGCG) |
200 mg | * |
Other Ingredients; Green Tea Extract (Camellia sinensis), Capsule Shell (Hydroxypropyl Methylcellulose), Brown Rice Flour, Anti-Caking Agents (Stearic Acid & Silicon Dioxide).