SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts L-Tyrosine 500mg x 60 Capsules

Suplement ushqimor që përmban L-tirozinë në formë të pastër dhe të lirë, i cili merr pjesë në sintezën e neurotransmetuesve të rëndësishëm dhe mbështet funksionin normal mendor, veçanërisht në periudha stresi të shtuar.
In stock
SKU
Lamberts63
Special Price 3 115 Lekë Regular Price 3 894 Lekë
-20%

Suplementi Lamberts L-Tyrosine paraqitet në formë të lirë (free-form) për përthithje maksimale. Çdo kapsulë siguron 500 mg L-tirozinë të plotë.

Aminoacidet klasifikohen si esenciale ose jo-esenciale. Aminoacidet esenciale nuk mund të sintetizohen nga organizmi dhe duhet të merren përmes dietës, ndërsa aminoacidet jo-esenciale, edhe pse të rëndësishme për shëndetin, mund të prodhohen nga trupi dhe për këtë arsye nuk klasifikohen si “esenciale”.

Tirozina konsiderohet një aminoacid jo-esencial, pasi organizmi mund ta prodhojë atë nga fenilalanina. L-tirozina është pararendëse e neurotransmetuesve dopaminë, noradrenalinë dhe adrenalinë, të cilët janë të përfshirë në rregullimin e humorit, përqendrimit, vigjilencës dhe reagimit ndaj stresit. Për këtë arsye, ajo konsiderohet e rëndësishme në mbështetjen e funksionit normal mendor, veçanërisht në situata me ngarkesë të shtuar fizike ose psikologjike.

Gjithashtu, L-tirozina është e përfshirë në sintezën e hormonit tiroksinë (T4), i cili lidhet me rregullimin e metabolizmit dhe energjisë në organizëm.

Një tjetër rol i saj është pjesëmarrja në prodhimin e melaninës, pigmentit përgjegjës për ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe syve. Në këtë formë suplementi, L-tirozina sigurohet për të mbështetur këto procese fiziologjike, duke kontribuar në funksionimin normal të sistemit nervor dhe metabolik. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ofron një burim të gatshëm të L-tirozinës në formë të përthithshme për përdorim të shpejtë nga organizmi. 
  2. Mbështet sintezën e neurotransmetuesve kryesorë si dopamina, noradrenalina dhe adrenalina. 
  3. Mund të ndihmojë në ruajtjen e përqendrimit dhe vigjilencës gjatë aktivitetit mendor të zgjatur. 
  4. Mund të ndihmojë në uljen e ndjenjës së lodhjes dhe në përmirësimin e vigjilencës gjatë situatave me kërkesa të larta fizike. 
  5. Siguron mbështetje për shëndetin hormonal të organizmit.

Suplementi Lamberts L-Tyrosine 500 mg Capsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 4 kapsula në ditë.

Preferohet që aminoacidet të merren me lëng frutash ose ujë, në vend të qumështit.

Aminoacidet rekomandohet të merren 30 minuta para çdo vakti ose para gjumit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet konsultë me mjekun nëse jeni duke ndjekur një terapi medikamentoze me barna antidepresivë, nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënisë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji përpara fillimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

L-Tyrosine

500 mg *

Other Ingredients; Capsule Shell (Gelatin), Silicon Dioxide, Magnesium Stearate.

Back to Top