SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Lactase Enzyme 9000 FCC x 60 Tablets

Suplement enzimatik që përmban laktazë, një enzimë që ndihmon në shpërbërjen e laktozës në qumësht dhe produkte të tjera të qumështit, duke mbështetur tretjen e tyre tek individët intolerantë ndaj laktozës.
In stock
SKU
Lamberts60
Special Price 2 350 Lekë Regular Price 2 937 Lekë
-20%

Lamberts Lactase Enzyme 9000 FCC Tablets është një suplement ushqimor me laktazë natyrale, një enzimë që ndihmon në zbërthimin e laktozës tek individët me intolerancë ndaj laktozës.

Laktaza është një enzimë tretëse thelbësore për zbërthimin e karbohidratit kryesor të qumështit (laktozës). Ajo prodhohet nga organizmi ynë në zorrën e hollë. Në rastet kur prodhimi i laktazës në zorrën e hollë është i reduktuar ose mungon, laktoza e patretur kalon në zorrën e trashë, ku fermentohet.

Kjo çon në prodhimin e hidrogjenit, dioksidit të karbonit dhe acideve organike, duke shkaktuar formim gazrash, kontraksione të muskujve të murit të zorrës dhe diarre. Ashpërsia e simptomave varet nga shkalla e mungesës së enzimës.

Intoleranca ndaj laktozës nuk është e rrezikshme për jetën, por mund të ndikojë në cilësinë e jetës, pasi shmangia e produkteve të qumështit mund të sjellë kufizime dietike.

Fuqia e aktivitetit enzimatik matet në njësi të Food Chemical Codex (FCC). Food Chemical Codex është standardi i njohur globalisht për përcaktimin e fuqisë së enzimave me origjinë bimore.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në tretjen e laktozës tek personat me intolerancë ndaj laktozës. 
  2. Redukton simptomat e zakonshme si fryrja, gazrat dhe shqetësimet abdominale pas konsumit të qumështit dhe nënprodukteve të tij. 
  3. Përmban enzimë laktazë natyrale me fuqi të lartë (9000 FCC) për efikasitet optimal. 
  4. Mundëson konsum më të lehtë të ushqimeve që përmbajnë laktozë në dietën e përditshme. 
  5. I përshtatshëm për përdorim sipas nevojës, në momentin e konsumit të produkteve të qumështit.

Suplementi Lamberts Lactase Enzyme 9000 FCC Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur, të cilët janë intolerantë ndaj laktozës.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë përpara një vakti që përmban produkte qumështi (laktozë). Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën prej 3 tabletash në ditë.

Nuk njihen efekte anësore në përdorim sipas dozës së rekomanduar.

Nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënisë ose jeni duke ushyqer fëmijën me gji këshillohet konsultim me mjekun tuaj përpara fillimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Lactase Complex

350 mg (Equivalent to 9000 FCC) *

Other Ingredients; DiCalcium Phosphate, Cellulose, Lactase, Anti-caking Agents (Silicon Dioxide, Stearic Acid & Magnesium Stearate), Crosslinked Cellulose Gum.

Back to Top