Lamberts MagAsorb 300mg x 20 Effervescent Tablets
Suplementi Lamberts MagAsorb 300mg Effervescent Tablets ka një formulë të pasur, i cili kombinon magnez në formën e citratit, karbonatit dhe oksidit të magnezit së bashku me vitaminën B.
Ky suplement vjen në formën e tabletave përshkumëzuese të cilat treten në ujë dhe kanë një përthithje maksimale në organizëm. Këto tableta eferveshente/ përshkumëzuese kanë një shije të këndshme limoni.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Magnezi-> Magnezi është një mineral esencial që merr pjesë në mbi 300 reaksione enzimatike në organizëm. Në këtë suplement, ai siguron mbështetje për funksionet kryesore fiziologjike, duke përfshirë metabolizmin e energjisë dhe funksionimin normal të sistemit nervor dhe muskulor. Ai kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe këputjes, në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik, si dhe në mbajtjen e gjendjes normale të kockave dhe muskujve.
- Vitamina B6 (Pyridoxine)-> Vitamina B6 është një vitaminë e tretshme në ujë që luan rol të rëndësishëm në metabolizmin e proteinave dhe energjisë. Në këtë formulim, ajo mbështet funksionimin normal të sistemit nervor dhe imunitar, kontribuon në reduktimin e lodhjes, si dhe ndihmon në rregullimin e aktivitetit hormonal dhe funksionit psikologjik normal. Gjithashtu, ajo vepron në sinergji me magnezin për të mbështetur proceset metabolike që lidhen me prodhimin e energjisë.
Kombinimi i magnezit me vitaminën B6 është i krijuar për të përmirësuar përdorimin dhe efikasitetin biologjik të magnezit në organizëm, duke ofruar mbështetje të integruar për energjinë, funksionin nervor dhe atë muskulor.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet funksionin normal të muskujve dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të tyre fiziologjik.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe transmetimit nervor.
- Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe këputjes, duke mbështetur metabolizmin e energjisë.
- Mbështet ruajtjen e shëndetit të kockave dhe ekuilibrin elektrolitik.
- Suplementi vjen në formë të tabletave eferveshente/ përshkumëzuese me shije limoni, e lehtë për t’u konsumuar, veçanërisht për personat që nuk preferojnë tableta të mëdha.
Suplementi Lamberts MagAsorb 300mg Effervescent Tablets është i përshtatshëm të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 12 vjeç.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë përshkumëzuese në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Vendosni tabletën në një gotë me 200-250 ml ujë dhe prisni deri në tretjen e plotë të saj.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Magnesium (as Carbonate, Citrate and Oxide of Magnesium) |
300 mg | 80 % |
|
Vitamin B6 |
4.2 mg | 300 % |
Other Ingredients; Citric Acid, Carbonate Magnesium, Acidity Regulators: Sodium Carbonate, Magnesium Citrate, Moisturizer: Sorbitol, Oxide Magnesium, Inulin, Flavor Enhancer, Anti-Caking Agent (Calcium Phosphate), Sweetener (Sucralose), Vitamin B6 (Pyridoxine Hydrochloride), Colours: Riboflavin.