Lamberts MagAsorb Magnesium Powder 375mg, 165 g
Lamberts MagAsorb Magnesium Powder 375 mg është një suplement ushqimor me magnez në formë pluhuri (magnesium citrate).
Magnezi është elektroliti i dytë më i rëndësishëm në organizmin e njeriut. Ai gjendet në forma të ndryshme si: oksidi i magnezit, dioksidi i magnezit, citrati i magnezit, kelati i magnezit (aspartati i magnezit, diglukonati i magnezit), orotati i magnezit dhe L-treonati i magnezit.
Forma e citratit është një formë me biodisponueshmëri të lartë, e cila përthithet me sukses nga sisteme të ndryshme të organizmit (muskulor, nervor etj.).
Vetitë dhe roli i tij në këtë suplement janë:
- Mbështet funksionin normal të muskujve, duke kontribuar në kontraktimin dhe relaksimin e tyre fiziologjik.
- Merr pjesë në funksionimin normal të sistemit nervor, duke ndihmuar në transmetimin normal të impulseve nervore.
- Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë, duke luajtur rol në proceset qelizore që prodhojnë energji.
- Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe këputjes, si pjesë e funksionit të tij në metabolizëm.
- Është i përfshirë në procesin e ndarjes së qelizave, një funksion thelbësor për rritjen dhe rigjenerimin e indeve.
- Mbështet ekuilibrin elektrolitik, i rëndësishëm për funksionet normale fiziologjike.
- Citrat i magnezit njihet për përthithje më të lartë krahasuar me disa forma inorganike si oksidi i magnezit, duke e bërë më efektiv për përdorim suplementar.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet funksionin normal të muskujve (përfshirë zemrën) dhe shëndetin e kockave.
- Kontribuon në funksionin normal psikologjik dhe aktivitetin e sistemit nervor.
- Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
- I përshtatshëm për individët që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave të mëdha.
Suplementi Lamberts MagAsorb Magnesium Powder 375mg është i përshtatshëm të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 4 vjeç, sipas udhëzimeve të mëposhtme;
- Fëmijët 4 deri në 8 vjeç: Rekomandohet të marrin 1 g suplement në ditë.
- Fëmijët 8 deri në 16 vjeç: Rekomandohet të marrin 2.5 g suplement në ditë.
- Të rriturit: Rekomandohet të marrin 5.5 g (1 lugë matëse e niveluar) suplement në ditë.
Pluhuri i supementit të përzihet në një gotë me 200-250 ml ujë të ftohtë.
Ky suplement mund të merret me ose pa ushqim.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nuk njihen efekte të padëshiruara, nëse merret sipas udhvzimit të mësipërm.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Magnesium (as citrate) |
375 mg | 100 % |
Other Ingredients; Citric Acid, Dextrin, Acidity Regulator: Sodium Bicarbonate, Aromatic, Anti-Caking Agents: Calcium Phosphate and Silica, Sweetener: Sucralose, Color: Lutein.