Lamberts Magnesium Citrate 150mg x 40 Gummies
Lamberts Magnesium Citrate Gummies është një suplement ushqimor në formë gomash (gummies), që siguron 150 mg magnez elementar për çdo gomë.
Citrati i magnezit është një nga format më të përthithshme të magnezit, pasi kripa e citratit ka tretshmëri të lartë dhe biodisponueshmëri të shkëlqyer, duke e bërë atë të përshtatshëm për mbështetje ushqimore të përditshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Magnezi-> Magnezi është një mineral esencial që merr pjesë në një numër të madh procesesh fiziologjike në organizëm. Në këtë formulim, ai siguron mbështetje për funksionin normal të muskujve, sistemit nervor dhe metabolizmit të energjisë. Gjithashtu kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe këputjes, si dhe në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve. Forma e citratit të magnezit karakterizohet nga tretshmëri dhe biodisponueshmëri e lartë, duke favorizuar përthithjen e tij në organizëm.
- Frukto-oligosakaridet (FOS)-> Frukto-oligosakaridet janë karbohidrate natyrale me veprim prebiotik, të cilat nuk treten në traktin e sipërm gastrointestinal, por fermentohen në zorrën e trashë duke mbështetur rritjen e baktereve të dobishme të florës intestinale. Në këtë formulim, FOS ndihmojnë në përmirësimin e tolerancës gastrointestinale dhe mund të kontribuojnë në përthithjen më të mirë të mineraleve, përfshirë magnezin.
Kombinimi i magnezit me FOS është i krijuar për të mbështetur jo vetëm funksionin sistemik të magnezit, por edhe mirëqenien e sistemit tretës, duke optimizuar tolerancën dhe përdorimin e tij në organizëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet funksionin normal të muskujve dhe ndihmon në ruajtjen e aktivitetit të tyre fiziologjik.
- Mbështet metabolizmin energjetik dhe ndihmon në reduktimin e ndjenjës së lodhjes.
- Ndihmon në ruajtjen e gjendjes normale të kockave dhe dhëmbëve.
- Formula përdor citrat magnezi, i cili përthithet më lehtë nga organizmi krahasuar me format si oksidi ose karbonati i magnezit.
- Format “gummies”/ karamele të përtypshme me shije qershi dhe luleshtydhe e bëjnë të lehtë dhe të pëlqyeshme marrjen e këtij suplementi, sidomos për personat që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave apo kapsulave.
Suplementi Lamberts Magnesium Citrate Gummies është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të marrin 1 deri në 2 karamele të përtypshme në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Doza mbi 250 mg e magnezit mund të shkaktojë shqetësime të lehta në stomak te individët e ndjeshëm, prandaj reduktimi ose ndarja e dozës gjatë ditës mund të ndihmojë për të evituar shqetësime të tilla.
Këshillohet konsultë me mjekun nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënisë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji përpara fillimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Magnesium |
150 mg | 40 % |
|
Fructo-oligosaccharides (FOS) |
956 mg | * |
Other Ingredients; Chicory Root Fiber (Fructo-oligosaccharides (FOS)), Magnesium Citrate, Water, Acidity Regulators (Citric Acid & Sodium Citrate), Black Carrot Concentrate, Natural Strawberry & Cherry Flavor, Glazing Agent (Carnauba Wax).