SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Mega Mineral Complex x 90 Tablets

Suplement ushqimor me një kombinim të gjerë mineralesh esenciale, i formuluar për të mbështetur shëndetin e kockave, funksionin normal të muskujve dhe proceset metabolike të organizmit.
In stock
SKU
Lamberts70
Special Price 3 414 Lekë Regular Price 4 268 Lekë
-20%

Lamberts Mega Mineral Complex është një suplement ushqimor që përmban një kombinim mineralesh gjurmë esenciale, të rëndësishme për shëndetin e përditshëm të organizmit. Ofron 12 minerale dhe elemente gjurmë të rëndësishme në forma me përthithje të lartë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kalciumi (Calcium)-> Minerali më i bollshëm në organizëm dhe është thelbësor për ruajtjen e strukturës normale të kockave dhe dhëmbëve. Ai gjithashtu kontribuon në funksionin normal të muskujve, transmetimin nervor dhe koagulimin normal të gjakut. 
  • Magnezi (Magnesium)->I përfshirë në shumë reaksione enzimatike dhe luan rol të rëndësishëm në metabolizmin e energjisë. Ai mbështet funksionin normal të muskujve dhe sistemit nervor, si dhe ndihmon në reduktimin e lodhjes.
  • Fosfori (Phosphorus)-> Mineral esencial që, së bashku me kalciumin, kontribuon në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë. Ai gjithashtu merr pjesë në metabolizmin e energjisë në nivel qelizor.
  • Hekuri (Iron)-> I nevojshëm për formimin normal të hemoglobinës dhe transportin e oksigjenit në trup. Ai kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe mbështet metabolizmin normal të energjisë.
  • Zinku (Zinc)-> Element gjurmë i rëndësishëm për funksionimin e sistemit imunitar, sintezën e proteinave dhe ndarjen qelizore. Ai gjithashtu kontribuon në ruajtjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve normalë.
  • Jodi (Iodine)-> Jodi është thelbësor për prodhimin normal të hormoneve të tiroides, të cilat rregullojnë metabolizmin dhe energjinë në organizëm.
  • Mangani (Manganese)-> Kontribuon në formimin normal të indeve lidhëse dhe kockave, si dhe merr pjesë në metabolizmin e energjisë dhe mbrojtjen antioksiduese.
  • Bakri (Copper)-> I përfshirë në metabolizmin e hekurit dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Ai gjithashtu kontribuon në ruajtjen e indeve lidhëse normale.
  • Kromi (Chromium)-> Kontribuon në metabolizmin normal të makronutrientëve dhe ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të glukozës në gjak.
  • Seleni (Selenium)-> Antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga stresi oksidativ dhe mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar dhe tiroides.
  • Bori (Boron)-> Kontribuon në metabolizmin e kalciumit, magnezit dhe fosforit, duke mbështetur shëndetin e kockave. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në ruajtjen e gjendjes normale të kockave dhe muskujve. 
  2. Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë në organizëm dhe në reduktimin e lodhjes. 
  3. Kontribuon në ruajtjen e funksionimit normal të sistemit nervor dhe atij imunitar. 
  4. Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Suplementi Lamberts Mega Mineral Complex është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, preferueshëm në mëngjes dhe në mbrëmje pas vaktit të ushqimit.

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Doza mbi 250 mg e magnezit mund të shkaktojë shqetësime të lehta në stomak te individët e ndjeshëm, prandaj reduktimi ose ndarja e dozës gjatë ditës mund të ndihmojë për të evituar shqetësime të tilla.

Këshillohet konsultë me mjekun nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënisë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji përpara fillimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Calcium (as Carbonate)

1000 mg 125 %

Phosphorus (as TriCalcium Phosphate)

200 mg 29 %

Iron (as Ferrous Fumarate

24 mg 100 %

Magnesium (as Oxide)

400 mg 107 %

Zinc (as Gluconate)

15 mg 150 %

Iodine (as Potassium Iodide)

140μg 93 %

Manganese (as Gluconate)

4 mg 200 %

Boron (as Sodium Borate)

2 mg *

Copper (as Gluconate)

1 mg 100 %

Chromium (as Pilcolinate)

100 μg 250 %

Selenium (as L-Selenomethionine)

100 μg 182 %

Molybdenum (as Sodium Molybdate)

5 μg 10 %
Back to Top