Lamberts Methyl Folate 400µg x 60 Tablets
Lamberts Methyl Folate 400µg është një suplement ushqimor që përmban folatin (vitaminën B9) në formën e tij aktive, metilfolat, i cili mund të përdoret drejtpërdrejt nga organizmi pa pasur nevojë për shndërrim në një formë tjetër.
Calcium L-metilfolati është forma metabolikisht aktive (e metiluar) e acidit folik, prandaj përthithet lehtë dhe menjëherë nga organizmi. Ai është gjithashtu i përshtatshëm për personat që kanë vështirësi në metilimin e acidit folik.
Acidi folik dhe rëndësia e tij në organizëm
Acidi folik është i nevojshëm para konceptimit dhe gjatë periudhës së shtatzënisë për zhvillimin e indeve të nënës dhe zhvillimin normal të fetusit. Nivelet e ulëta të tij, të cilat përbëjnë një faktor rreziku për dëmtimin e tubit neural të fetusit në zhvillim, mund të parandalohen me marrjen e 400 µg në ditë deri në javën e 12-të të shtatzënisë.
Acidi folik kontribuon në disa procese të rëndësishme në organizëm, duke përfshirë:
- Zhvillimin e indeve të nënës gjatë shtatzënisë.
- Sintezën normale të aminoacideve.
- Formimin normal të qelizave të gjakut.
- Metabolizmin normal të homocisteinës.
- Funksionin normal psikologjik.
- Funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Reduktimin e lodhjes dhe plogështisë.
- Procesin e ndarjes dhe specializimit qelizor.
Mungesa e acidit folik në organizëm
Mungesa e acidit folik (vitamina B9) mund të ndikojë në sintezën normale të ADN-së dhe në formimin e qelizave të gjakut, duke çuar shpesh në anemi megaloblastike. Kjo gjendje mund të shoqërohet me lodhje, dobësi, përqendrim të ulët dhe rënie të funksionit imunitar. Gjatë shtatzënisë, nivelet e ulëta të folatit rrisin rrezikun për defekte të tubit neural te fetusi, ndaj marrja e mjaftueshme e tij është veçanërisht e rëndësishme.
Suplementi Lamberts Methyl Folate 400µg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nuk njihen efekte anësore kur përdoret në dozën e rekomanduar.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Folic Acid (Calcium L-Methylfolate) |
400 μg | 200 % |
Other Ingredients; Dicalcium Phosphate, Cellulose, Anti-Caking Agents (Silicon Dioxide, Stearic Acid & Magnesium Stearate), Folic Acid (as Calcium L-Methylfolate).