Lamberts Multi Guard ADR x 60 Tablets
Lamberts Multi Guard ADR Tablets është një suplement ushqimor multivitaminik me ekstrakte bimore, CoQ10 dhe aminoacide, i formuluar për të rritur energjinë dhe vitalitetin. Ai përmban të gjitha vitaminat, mineralet dhe elementët gjurmë thelbësorë për ushqyerjen e përditshme të të rriturve, duke ndihmuar organizmin të përballet në mënyrë natyrale me simptomat e stresit, përfshirë lodhjen.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitaminat e grupit B (B1, B2, B3, B5, B6, B12)-> Kontribuojnë në funksionimin normal të metabolizmit për prodhimin e energjisë, reduktojnë lodhjen dhe kontribuojnë në funksionin normal psikologjik.
- Koenzima Q10 dhe Taurina-> Kontribuojnë në prodhimin e energjisë qelizore dhe funksionimin optimal të qelizave.
- Magnezi-> Kontribuon në reduktimin e lodhjes, në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në sintezën e proteinave.
- Vitamina C-> Mbron qelizat nga stresi oksidativ dhe forcon funksionin e sistemit imunitar.
- Vitamina D-> Ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të kalciumit dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
- Zinku, Seleni, Acidi folik dhe Bakri-> Kontribuojnë në mbrojtjen e organizmit dhe ndihmojnë në reduktimin e lodhjes.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Rrit energjinë dhe vitalitetin.
- Mbështet funksionin normal të sistemit nervor dhe përqendrimin.
- Forcon rezistencën ndaj stresit fizik dhe mendor.
- Mbron qelizat nga stresi oksidativ
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Suplementi Lamberts Multi Guard ADR Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm ngatë rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë dy herë në ditë, preferueshëm një tabletë në mëngjes dhe një në darkë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vaktit të ushqimit dhe tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni gjatë një terapie medikamentoze me barna antikoagulantë (hollues gjaku), nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
| Vitamin D | 10 µg | 200 % |
| Vitamin K | 20 µg | 27 % |
| Vitamin E | 12 mg | 100 % |
| Vitamin C | 100 mg | 125 % |
| Thiamin | 25 mg | 2273 % |
| Riboflavin | 12 mg | 857 % |
| Niacin | 50 mg | 313 % |
| Vitamin B6 | 10 mg | 714 % |
| Folic Acid | 400 µg | 200 % |
| Vitamin B12 | 50 µg | 2000 % |
| Biotin | 150 µg | 300 % |
| Pantothenic Acid | 150 mg | 2500 % |
| Calcium | 400 mg | 50 % |
| Magnesium | 250 mg | 67 % |
| Iron | 14 mg | 100 % |
| Zinc | 15 mg | 150 % |
| Copper | 0.5 mg | 50 % |
| Manganese | 0.5 mg | 25 % |
| Selenium | 200 µg | 364 % |
| Chromium | 200 µg | 500 % |
| Iodine | 150 µg | 100 % |
| Choline Bitartrate | 24 mg | * |
| Inositol | 24 mg | * |
| PABA | 24 mg | * |
| Taurine | 50 mg | * |
| Co-Enzyme Q10 | 30 mg | * |
| Korean Ginseng (as 40 mg extract) | 400 mg | * |
| Providing Ginsenosides 8 mg | 24 mg | * |
Other Ingredients: Calcium Carbonate, Bulking Agent (Cellulose), Magnesium (Magnesium Oxide & Magnesium Citrate), Pantothenic Acid (Calcium Pantothenate), Vitamin C (Ascorbic Acid), Tablet Coating (Calcium Carbonate, Hydroxypropyl Methylcellulose, Isomalt, Colours: Iron Oxide), Anti-Caking Agents (Silicon Dioxide, Stearic Acid & Magnesium Stearate), Bulking Agent (Cross-linked Sodium Cellulose), Niacin (Nicotinamide), Taurine, Zinc Citrate, Iron (Ferrous Fumarate), Korean Ginseng Extract (Panax), Thiamine Mononitrate, Coenzyme Q10, Para-Aminobenzoic Acid, Choline Bitartrate, Inositol, Vitamin B6 (As Pyridoxal 5-Phosphate), Vitamin E (d-α Tocopherol), Riboflavin, Vitamin D3 (Cholecalciferol), Vitamin B12 (Cyanocobalamin), Selenium (L-Selenomethionine & Sodium Selenite), Chromium Picolinate, Manganese Sulfate, Copper Sulfate, Folic Acid, Vitamin K1 (Phylloquinone), Potassium Iodide, Biotin.