Lamberts Multi Guard OsteoAdvance 50+ x 120 Tablets
Suplementi Lamberts Multi Guard OsteoAdvance 50+ Tablets është një multivitaminë për të rriturit mbi moshën 50 vjeç, i formuluar për të ndihmuar dhe siguruar shëndetin e kockave.
Ai përmban të gjitha vitaminat e tretshme në yndyrë dhe në veçanti vitaminën D, e cila është thelbësore për shëndetin e kockave, si dhe kalcium, magnez, vitamina të grupit B dhe mangan, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen kundër osteoporozës.
Vitamina B1 ndihmon në mbrojtjen e zemrës, ndërsa vitaminat C dhe E mbrojnë qelizat e organizmit nga stresi oksidativ.
Për më tepër, formula e Lamberts Multi-Guard OsteoAdvance 50+ Tablets është e pasur me antioksidantë natyralë si luteina, shafrani i Indisë (turmeriku), çaji jeshil dhe ekstrakti i farës së rrushit.
Ai tretet nga organizmi në më pak se 1 orë dhe siguron 800 mg kalcium dhe 10 µg vitaminë D për tabletë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në funksionin normal të muskujve dhe sistemit nervor.
- Ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Kontribuon në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.
- Përmirëson shëndetin e syve dhe mbrojtjen qelizore.
- Formulim i lehtë për përdorim ditor, me tableta të veshura që gëlltiten lehtë.
Suplementi Lamberts Multi Guard OsteoAdvance 50+ Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur, kryesisht ata mbi moshën 50 vjeç.
Rekomandohet të merrni 3 tableta në ditë, nëse është e mundur çdo tabletë të merret pas vakteve ushqimore kryesore të ditës, në mëngjes, në drekë dhe në mbrëmje.
Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni gjatë një terapie medikamentoze me barna antikoagulantë (hollues gjaku), nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
| Vitamin A | 800 µg | * |
| Vitamin D3 | 10 µg | * |
| Vitamin E | 24 mg | * |
| Vitamin C | 120 mg | * |
| Thiamin | 5 mg | * |
| Riboflavin | 4 mg | * |
| Niacin (Vitamin B3) | 16 mg | * |
| Vitamin B6 (Pyridoxine) | 10 mg | * |
| Folic Acid | 200 µg | * |
| Vitamin B12 | 100 µg | * |
| Biotin | 150 µg | * |
| Pantothenic Acid | 12 mg | * |
| Vitamin K | 75 µg | * |
| Calcium | 500 mg | * |
| Iron | 7 mg | * |
| Magnesium | 250 mg | * |
| Zinc | 15 mg | * |
| Iodine | 150 µg | * |
| Manganese | 0.45 mg | * |
| Copper | 1 mg | * |
| Selenium | 110 µg | * |
| Chromium | 200 µg | * |
| Choline Bitartrate | 5 mg | * |
| Inositol | 5 mg | * |
| PABA | 5 mg | * |
| Lutein | 2 mg | * |
| Turmeric Extract | 50 mg | * |
| Green Tea Extract | 50 mg | * |
| Grape Seed Extract | 50 mg | * |
Other Ingredients: Cellulose, Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose, Glycerin, Colours: Titanium Dioxide & Iron Oxides), Anti-caking Agents (Silicon Dioxide, Magnesium Stearate and Stearic Acid), Crosslinked Cellulose Gum.