Lamberts Multi Guard Sugar Control x 30 Tablets
Lamberts Multi Guard Sugar Control Tablets është një multivitaminë e formuluar për të ndihmuar në ruajtjen e një ekuilibri më të qëndrueshëm të rezervave energjetike të trupit midis vakteve kryesore dhe për të mbështetur nivelet normale të glukozës në gjak. Me 25 mikronutrientë esencialë, formula fokusohet në lëndë ushqyese që luajnë rol kyç në metabolizmin e karbohidrateve dhe funksionimin normal të organizmit.
Lamberts Multi Guard Sugar Control Tablets ka disa dallime të rëndësishme nga formulat e tjera multivitaminike dhe konsiderohet një suplement i kompletuar, me vitamina dhe minerale kryesore të pranishme në doza përgjithësisht më të larta se ato që gjenden në produktet standarde të tregut.
Dallimet kryesore janë si më poshtë:
- Kromi është i pranishëm në 200 µg për dy tableta dhe kontribuon në ruajtjen e niveleve normale të sheqerit në gjak.
- Magnezi ofrohet në 300mg për dy tableta dhe luan rol në proceset e shumta metabolike të organizmit.
- Ekstrakti i kanellës përfshihet në një dozë të standardizuar prej 2000mg, e përdorur gjerësisht edhe në studime shkencore.
- Gjithashtu, formula përmban vitaminat B1, B3 dhe B6 (në formën aktive P5P), të cilat kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin e përgjithshëm të organizmit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në ruajtjen e niveleve normale të glukozës në gjak dhe në metabolizmin e makro përbërësve.
- Kontribuon në funksionin njohës dhe funksionin imunitar.
- Ndihmon në zhvillimin e proceseve metabolike të prodhimit të energjisë.
- Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
- Kontribuon në metabolizmin normal të glikogjenit.
Suplementi Lamberts Multi Guard Sugar Control Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, preferueshëm një tabletë në mëngjes dhe një tjetër në darkë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore dhe tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni gjatë një terapie medikamentoze me barna antikoagulantë (hollues gjaku), nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Vitamin D3 |
5 µg | 100 % |
| Vitamin E | 50 mg | 417 % |
| Vitamin K | 20 µg | 27 % |
| Vitamin C | 100 mg | 125 % |
| Thiamine (Vitamin B1) | 25 mg | 2273 % |
| Riboflavin (Vitamin B2) | 12 mg | 857 % |
| Niacin (Vitamin B3) | 50 mg | 313 % |
| Vitamin B6 (as P5P) | 10 mg | 714 % |
| Folic Acid | 400 µg | 200 % |
| Vitamin B12 | 50 µg | 2000 % |
| Biotin | 150 µg | 300 % |
| Pantothenic Acid | 25 mg | 417 % |
| Calcium | 120 mg | 15 % |
| Magnesium | 300 mg | 80 % |
| Iron | 14 mg | 100 % |
| Zinc | 15 mg | 150 % |
| Copper | 500 µg | 50 % |
| Manganese | 0.5 mg | 25 % |
| Selenium | 200 µg | 364 % |
| Chromium | 200 µg | 500 % |
| Iodine | 150 µg | 100 % |
| Choline bitartrate | 25 µg | * |
| Inositol | 25 mg | * |
| PABA | 25 mg | * |
| Cinnamon as 80 mg titrated extract (25:1) | 2000 mg | * |
Other Ingredients; Magnesium (Magnesium Oxide & Magnesium Citrate), Bulking Agent (Cellulose), Calcium Carbonate, Vitamin C (Ascorbic Acid), Tablet Coating (Polydextrose, Hydroxypropyl Methylcellulose & Calcium Carbonate, Colours: Iron Oxide), Cinnamon Bark Extract (Cinnamomum cassia), Anti-caking Agents (Silicon Dioxide, Stearic Acid & Magnesium Stearate), Vitamin E (dl-α-Tocopherol Acid Succinate), Niacin (Nicotinamide), Zinc Citrate, Iron (Ferrous Fumarate), Thiamine Mononitrate, Wetting Agent (Cross-linked Sodium Cellulose), Pantothenic Acid (Calcium Pantothenate), Para Amino Benzoic Acid, Choline Bitartrate, Inositol, Riboflavin, Vitamin B6 (As Pyridoxal 5-Phosphate), Vitamin B12 (Cyanocobalamin), Vitamin D3 (Cholecalciferol), Selenium (L-Selenomethionine & Sodium Selenite), Chromium Picolinate, Manganese Sulfate, Copper Sulfate, Folic Acid, Vitamin K1 (Phylloquinone), Potassium Iodate, Biotin.