Lamberts Night Time Herbal Complex x 60 Capsules
Lamberts Night Time Herbal Complex Capsules është suplement i formuluar në mënyrë profesionale për individët që kanë vështirësi në relaksim, në rënien në gjumë ose në mbajtjen e gjumit. Kjo formulë vepron në harmoni me ritmet natyrale të organizmit për të nxitur relaksimin dhe për të rikthyer cilësinë e gjumit.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- L-triptofani-> Aminoacid esencial që nuk prodhohet nga organizmi dhe duhet marrë përmes ushqimit. Ai është pararendës i serotoninës dhe melatoninës, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në rregullimin e humorit dhe ciklit të gjumit, duke kontribuar në ndjenjën e qetësisë dhe përgjumjes natyrale.
- Magnezi-> Kontribuon në relaksim dhe ndihmon në uljen e lodhjes.
- Vitamina B6-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe balancën psikologjike.
- Vitamina B12-> Ndihmon në prodhimin e energjisë dhe reduktimin e lodhjes.
- Ekstrakt kamomili-> Tradicionalisht përdoret për qetësim dhe gjumë të qetë.
- Ekstrakt hopi-> Ndihmon në relaksim dhe ulje të tensionit.
- Ekstrakt lulepasiflore-> I njohur për efektet e tij të buta sedative.
- Ekstrakt melise-> Mbështet qetësinë dhe relaksimin e sistemit nervor.
Ky kombinim krijon një mjedis të favorshëm për gjumë të thellë dhe rigjenerues.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formula kombinon aminoacide dhe bimë qetësuese për relaksim para gjumit.
- Ndihmon në reduktimin e lodhjes.
- Ndihmon në funksionimin normal psikologjik dhe nervor.
- I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.
- Zgjidhje natyrale për mbështetjen e gjumit pa efekt varësie apo përgjumje ditën pasuese.
Suplementi Lamberts Night Time Herbal Complex Capsules është i përshtashëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, 30 minuta përpara gjumit.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënisë, nëse jeni duke ushqyer me gji fëmijën, ose nëse jeni duke ndjekur një trajtim medikamentoz (veçanërisht antidepresantë) këshillohet që të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
| Thiamin | 1.1mg | 100 % |
| Niacin | 8mg | 50 % |
| Vitamin B6 (as P5P) | 2.8mg | 200 % |
| Vitamin B12 | 2.5ug | 100 % |
| Magnesium | 56mg | 15 % |
| Zinc | 5mg | 50 % |
| L-Tryptophan | 220mg | * |
| Hops (as 10mg of a 7.5:1 extract) | 75mg | * |
| Passionflower (as 25mg of a 1.5:1 extract) | 37.48mg | * |
| Lemon Balm (as 150mg of a 10:1 extract) | 1500mg | * |
| Chamomile (as 15mg of a 2.1:1 extract) | 31.52mg | * |
| Providing Apigenins | 0.18mg | * |
Other Ingredients; Capsule Shell (Hydroxypropyl Methycellulose), Anti-caking Agents (Magnesiuim Stearate & Silicon Dioxide).