Lamberts Night Time Pistachio Extract 100mg x 30 Capsules
Lamberts Night Time Pistachio Extract 100 mg Capsules është një suplement ushqimor i specializuar që mbështet relaksimin dhe cilësinë e gjumit. Çdo kapsulë përmban 100 mg ekstrakt të standardizuar të fistikut , sasi që korrespondon me 1500 mg ekstrakt, duke e bërë atë një nga produktet më të fuqishme të këtij lloji.
Fistikët janë një burim natyral i melatoninës dhe magnezit, lëndë ushqyese që ndihmojnë në mbështetjen e ciklit gjumë–zgjim të organizmit. Përbërja e tyre e pasur me komponime fenolike dhe antioksidantë mund të nxisë qetësinë dhe ekuilibrin para gjumit. Kjo sinergji natyrale ndihmon në relaksimin e sistemit nervor, uljen e shqetësimit në mbrëmje dhe lehtësimin e kalimit drejt gjumit.
Për ata persona që preferojnë një qasje pa valerianë, kapsulat Lamberts Night Time Pistachio Extract 100 mg Capsules ofrojnë një zgjidhje të butë me bazë bimore. Ndryshe nga valeriana, e cila tek disa përdorues mund të shkaktojë përgjumje në mëngjes, ekstrakti i fistikut mbështet gjumin pa efekt sedativ apo përgjumje gjatë ditës.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Ekstrakt i bërthamës së fistikut (15:1)-> Ofron ekuivalentin e 1500 mg koncentrat fistikësh, i pasur me luteinë, zeaksantinë dhe flavonoide.
- Kompleks fitonutrientësh-> Përmban antioksidantë natyralë dhe komponime fenolike që mbështesin relaksimin.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Siguron mbështetje natyrale për gjumë të qetë dhe cilësor gjatë natës.
- Çliron përbërësit aktivë brenda rreth 30 minutave për përdorim optimal para gjumit.
- Zgjedhje natyrale pa efekt përgjumje më mëngjes.
- Lehtësisht i integrueshëm në rutinën e mbrëmjes.
- I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.
Suplementi Lamberts Night Time Pistachio Extract 100 mg Capsules është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 12 vjeç.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, 30 minuta përpara gjumit në mbrëmje.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Ky suplement nuk rekomandohet të përdoret nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë ose gjatë ushqyerjes me gji të fëmijës.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Concentrated Peanut Kernel (as much as 100 mg of titrated extract (15:1)) |
100mg | * |
Other Ingredients; Bulking Agent (Cellulose), Peanut Kernel Extract (Pistacia vera), Capsule Shell (Hydroxypropyl Methylcellulose), Anti-Caking Agents (Silicon Dioxide).