Lamberts Omega 3-6-9 1200mg x 120 Capsules
Lamberts Omega 3-6-9 1200 mg është një suplement ushqimor që përmban acide yndyrore omega 3, omega-6 dhe omega-9, të cilat kombinohen në formulë me 5 μg vitaminë D3, e cila kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Omega-3 (acide yndyrore EPA dhe DHA)-> Kontribuojnë në funksionin normal të zemrës, trurit dhe shikimit. Ato luajnë rol në ruajtjen e shëndetit kardiovaskular dhe në proceset normale inflamatore të organizmit.
- Omega-6 (acidi linoleik)-> Acid yndyror esencial që ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës dhe funksionin normal të metabolizmit, si dhe kontribuon në rritjen dhe zhvillimin normal të trupit.
- Omega-9 (acidi oleik)-> Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lipideve në organizëm dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm kardiovaskular.
- Vitamina D3 (kolekalciferol)-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit, si dhe në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në funksionin normal të zemrës.
- Kontribuon në funksionimin normal të trurit dhe shikimit.
- Ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të lipideve në organizëm.
- Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe funksionin normal të qelizave.
- Kontribuon në ekuilibrin e yndyrnave në trup.
- Përmirëson funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Kontribuon në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm.
Lamberts Omega 3-6-9 1200 mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz me barna antikoagulante (hollues gjaku) rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
| Blend of concentrated fish oil, starflower oil, olive oil | 1200 mg | * |
| Provides omega 3 fatty acids: | 379 mg | * |
| Of which: | ||
| EPA | 196 mg | * |
| DHA | 127 mg | * |
| Omega 6 fatty acids | ||
| Of which: | ||
| Linoleic acid | 125 mg | * |
| Gamma-linolenic acid (GLA) | 66 mg | * |
| Omega 9 fatty acids | ||
| Of which: | ||
| Oleic acid | 200 mg | * |
| Vitamin D | 5 mcg | 100 % |
Other Ingredients; Capsule Shell (Gelatin, Glycerin).