SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Omega 3 for Kids Berry Bursts x 60 Capsules

Suplement ushqimor me omega-3 i formuluar posaçërisht për fëmijë, në formë kapsulash të përtypshme me shije frutash, i cili mbështet zhvillimin normal të trurit, shikimit dhe funksioneve njohëse gjatë rritjes.
In stock
SKU
Lamberts91
Special Price 2 479 Lekë Regular Price 3 099 Lekë
-20%

Lamberts Omega 3 for Kids Berry Bursts Capsules është suplement, i cili vjen në formën e kapsulave të përtypshme të formuluara posaçërisht për fëmijë nga mosha 3 vjeç e lart. Me shije të këndshme rrushi të zi, ai ofron një kombinim të rëndësishëm të acideve yndyrore Omega-3 (DHA dhe EPA) së bashku me vitaminat A, C, D dhe E. Këto lëndë ushqyese luajnë rol kyç në mbështetjen e sistemit imunitar, si dhe në zhvillimin normal të lëkurës, dhëmbëve, kockave dhe syve.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Omega-3 (DHA & EPA)-> Të rëndësishme për zhvillimin kognitiv dhe shikimin. Mbështesin funksionimin normal të zemrës. 
  • Vitamina A:-> Kontribuon në shikimin normal dhe funksionimin e sistemit imunitar.
  • Vitamina C-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në reduktimin e lodhjes dhe rraskapitjes.
  • Vitamina D-> Kontribuon në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë, si dhe në funksionimin e sistemit imunitar
  • Vitamina E-> Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 

Kapsulat janë të formuluar për t’u përtypur lehtësisht dhe çlirojnë një shije natyrale frutash pa shijen e pakëndshme të peshkut, falë një procesi të avancuar pastrimi, duke i bërë më të pranueshme për fëmijët. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet zhvillimin e trurit, shikimin dhe shëndetin e përgjithshëm të fëmijëve.
  2. Ndihmon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  3. Kontribuon në mirëmbajtjen e shëndetit të kockave, dhëmbëve, lëkurës dhe syve. 
  4. Vjen në formën e kapsulave të përtypshme me shije të këndshme të rrushi të zi, e cila e bën më të lehtë përdorimin nga fëmijët. 
  5. Suplement i përshtatshëm për të gjithë fëmijët mbi moshën 3 vjeç. 
  6. Falë procesit të avancuar të pastrimit nuk ndjehet shija e pakëndshme e vajit të peshkut.

Suplementi Lamberts Omega 3 for Kids Berry Bursts Capsules është i përshtatshëm të përdoret në fëmijët mbi moshën 3 vjeç.

Rekomandohet të marrin 1 deri në 2 kapsula të përtypshme në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nuk ka efekte anësore të njohura, nëse përdoret në dozën e rekomanduar.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Fish Body Oil

200 mg *
Providing Total Omega 3 120 mg *
DHA 100 mg *
EPA 14 mg *
Vitamin D (D3) 2.5 μg 50 %
Vitamin A 200 μg RE 25 %
Vitamin E 1.5 mg α-TE 13 %
Vitamin C 30 mg 38 %

Other Ingredients; Non-Hydrogenated Vegetable Oil, Capsule Shell (Gelling Agents: Glycerol, Modified Corn Starch, Cellulose & Carrageenan, Flavors: Blackcurrant, Colorants: Iron Oxide, Sweetener: Sucralose, Acidity Regulator: Sodium Carbonate), Fish Oil, Flavors (Blackcurrant, Berry & Lemon Oil), Vitamin C (Ascorbic Acid & Calcium Ascorbate), Sweetener (Mannitol and Sucralose), Medium Chain Triglycerides, Vitamin E (as dl-alpha Tocopheryl Acetate), Vitamin A Palmitate, Vitamin D3 (Cholecalciferol).

Back to Top