Lamberts Omega 3 Ultra Pure Fish Oil 1300mg x 60 Capsules
Lamberts Omega 3 Ultra Pure Fish Oil 1300 mg Capsules është suplement me vaj peshku me përqendrim maksimal, që ofron 1040 mg acide yndyrore Omega-3 për çdo kapsulë. Kjo formulë një-herë-në-ditë përmban nivele të larta të EPA dhe DHA dhe prodhohet përmes një procesi të avancuar pastrimi, për të garantuar pastërtinë, stabilitetin dhe cilësinë e produktit.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- EPA (Acid eikosapentaenoik) (715 mg)-> Kontribuon në funksionimin normal të zemrës.
- DHA (Acid dokosaheksaenoik) (286 mg)-> Kontribuon në ruajtjen e shëndetit kardiovaskular dhe qelizor.
- Vitamina E natyrale-> Siguron mbrojtje nga procesi i oksidimit. EPA dhe DHA janë acidet yndyrore Omega-3 më aktive biologjikisht që gjenden në vajin e peshkut. Ato kontribuojnë në funksionimin normal të zemrës, ndërsa DHA është gjithashtu një komponent i rëndësishëm strukturor i qelizave, veçanërisht në tru dhe në sy.
Mbështjellja e kapsulës është e pasur me vaj natyral portokalli të ëmbël, i cili ndihmon në reduktimin e shijes dhe erës së peshkut, duke e bërë suplementin më të lehtë për t’u marrë çdo ditë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në mirëmbajtjen e proceseve bazë fiziologjike që lidhen me performancën mendore dhe kardiovaskulare.
- Ndihmon në plotësimin e mungesës së acideve yndyrore esenciale në ushqyerjen e përditshme.
- Formulë e stabilizuar për ruajtje afatgjatë të cilësisë.
- Mbulim i plotë ditor i Omega-3 me një kapsulë të vetme.
- Falë procesit të avancuar të pastrimit nuk ndjehet shija e pakëndshme e vajit të peshkut.
Suplementi Lamberts Omega 3 Ultra Pure Fish Oil 1300 mg Capsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur, sipas udhëzimeve të mëposhtme:
- Për personat që konsumojnë 2 porcione peshk të yndyrshëm në javë, rekomandohet 1 kapsulë në ditë.
- Për personat që konsumojnë pak ose aspak peshk të yndyrshëm, rekomandohen 2 deri në 3 kapsula në ditë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.
Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz me barna antikoagulante (hollues gjaku) rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
| Fish oil concentrate | 1300 mg | * |
| Providing Omega 3 fatty acids | 1040 mg | * |
| EPA | 715 mg | * |
| DHA | 286 mg | * |
Other Ingredients; Capsule Shell (Gelatin, Glycerin, Sweet Orange Oil), Antioxidant: Mixed Tocopherols.