Lamberts Peppermint Oil 100mg x 90 Capsules
Lamberts Peppermint Oil 100 mg është një suplement ushqimor i standardizuar që përmban vaj të pastër menteje (Peppermint Oil), i cili përbën përbërësin aktiv kryesor të formulës.
Vaji i mentes (Peppermint Oil) është i përftuar nga distilimi i gjetheve të bimës Mentha Piperita dhe përmban përqendrime natyrore të mentolit dhe mentonit, të cilët janë përbërësit kryesorë aktivë.
Mentoli kontribuon në efektet relaksuese mbi muskulaturën e lëmuar të traktit gastrointestinal, duke mbështetur funksionin normal të sistemit tretës dhe duke ndihmuar në reduktimin e shqetësimeve si fryrja dhe diskomforti abdominal.
Përveç mentolit, vaji i mentes përmban edhe përbërës të tjerë natyralë që veprojnë në mënyrë sinergjike për të mbështetur funksionin normal të traktit gastrointestinal dhe për të përmirësuar komfortin tretës.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Përmirëson funksionin normal të sistemit tretës.
- Kontribuon në relaksimin e muskulaturës së lëmuar të traktit gastrointestinal.
- Ndihmon në reduktimin e ndjesisë së fryrjes dhe diskomfortit abdominal.
- Përmirëson lëvizshmërinë normale të zorrëve.
- Kontribuon në mirëqenien e përgjithshme gastrointestinale.
- Vjen në formën e kapsulave, të cilat e bëjnë të thjeshtë dhe praktik përdorimin.
Suplementi Lamberts Peppermint Oil 100 mg Capsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 kapsula në ditë, në varësi të nevojës suaj personale.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit dhe kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz me barna antikoagulante (hollues gjaku) rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Peppermint oil |
100 mg | * |
Other Ingredients; Sunflower Seed Oil, Capsule Shell (Modified Starch, Glycerol, Gelling Agent: Carrageenan, Acidity Regulator: DiSodium Phosphate).