SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Plant Sterols 800mg x 60 Tablets

Suplement ushqimor i formuluar me sterole bimore, i cili ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit në gjak si pjesë e një diete të balancuar dhe një stili jetese të shëndetshëm.
In stock
SKU
Lamberts98
Special Price 4 228 Lekë Regular Price 4 698 Lekë
-10%

Lamberts Plant Sterols 800 mg është një suplement ushqimor që përmban fitosterole.

Sterolet bimore gjenden natyrshëm në vajrat bimore dhe drithërat, dhe konsumi i tyre ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit në gjak. Sterolet bimore janë komponime natyrale që gjenden në vajrat bimore, drithërat dhe farat. Strukturisht, ato janë të ngjashme me kolesterolin, gjë që u lejon të ndërveprojnë me proceset e përthithjes së kolesterolit në sistemin tretës.

Kolesteroli lirohet natyrshëm në traktin tretës përmes bilës dhe ripërthithet pjesërisht gjatë procesit të tretjes. Sterolet bimore, për shkak të ngjashmërisë strukturore me kolesterolin, mund të ulin ripërthithje e tij në zorrë.

Duke kufizuar këtë ripërthithje, sterolet bimore mund të ndihmojnë në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit në gjak si pjesë e një diete të balancuar.

Tabletat Lamberts Plant Sterols 800mg Tablets sigurojnë 800 mg fitosterole dhe mund të plotësojnë dietën pa rritur ndjeshëm marrjen ditore të kalorive. Kjo dozë është e barabartë me atë të përdorur në studimet klinike për uljen e kolesterolit në gjak.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Suplementi siguron 800 mg sterole bimore të lira për tabletë.
  2. Deri në 80% e përmbajtjes është e përbërë nga beta-sitosterole. 
  3. Ka përmbajtje të pastër e steroleve e deklaruar qartë, jo peshë e përbërjes së përzier. 
  4. I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

Suplementi Lamberts Plant Sterols 800 mg Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 3 tableta në ditë, në varësi të nevojës suaj personale.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit dhe tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.

60 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Plant sterols (providing up to 80% beta-sitosterols)

800 mg *

Other Ingredients; Calcium Carbonate, Cellulose, Anti-caking Agents (Silicon Dioxide, Magnesium Stearate), Crosslinked Cellulose Gum, Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose, Glycerine).

Back to Top