Lamberts Premtesse for Women x 60 Tablets
Lamberts Premtesse for Women është një suplement ushqimor me vitamina, minerale dhe elementë gjurmë, i përdorur në situata që lidhen me çrregullimet e ekuilibrit hormonal riprodhues femëror, siç është sindroma premenstruale (PMS) tek gratë. Suplementi përmban 21 lëndë ushqyese, ku secila prej tyre ka funksion thelbësor në funksionimin normal të sistemit hormonal.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitamina B6-> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe ndihmon në funksionimin normal të sistemit nervor. Ajo gjithashtu kontribuon në funksionin normal psikologjik, ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe luan rol në rregullimin e aktivitetit hormonal.
- Magnezi-> Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe këputjes, mbështet funksionin normal të muskujve dhe sistemit nervor dhe kontribuon në balancimin e elektroliteve.
- Hekuri-> Thelbësor për formimin normal të hemoglobinës dhe qelizave të kuqe të gjakut, duke kontribuar në transportin normal të oksigjenit në trup dhe në funksionin normal njohës.
- Zinku-> Kontribuon në metabolizmin normal të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave, si dhe mbështet funksionin normal të sistemit imunitar dhe procesin e ndarjes së qelizave.
- Jodi-> I rëndësishëm për prodhimin normal të hormoneve të tiroides dhe funksionin normal të saj.
- Kromi-> Ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të glukozës në gjak dhe kontribuon në metabolizmin normal të makronutrientëve (karbohidrate, yndyra dhe proteina).
- Folati (Acid folik dhe Metilfolat)-> Kontribuon në ndarjen normale të qelizave dhe në formimin normal të gjakut. Kombinimi i acidit folik dhe metilfolatit siguron përthithje dhe përdorim optimal nga organizmi.
- Vitamina D-> Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar, në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë dhe në përthithjen normale të kalciumit.
- Vitamina C-> Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar, kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe ndihmon në përthithjen e hekurit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në plotësimin e nevojave ditore ushqyese te gratë.
- Përmban vitamina dhe minerale që kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë.
- Ndihmon në funksionimin normal të sistemit nervor.
- Mbështet funksionin normal të sistemit imunitar.
- I përshtatshëm për përdorim të përditshëm si multivitaminë bazë.
Suplementi Lamberts Premtesse for Women është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga gratë në moshën e riprodhimit.
Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, preferushëm një tabletë në mëngjes dhe një tabletë në darkë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore dhe tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz me barna antikoagulante (hollues gjaku) rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
| Vitamin A | 700 μg | 88 % |
| Vitamin D | 10 mcg | 200 % |
| Vitamin E | 10 mg | 83 % |
| Vitamin K | 75 mcg | 100 % |
| Vitamin C | 80 mg | 100 % |
| Thiamin (Vitamin B1) | 10 mg | 909 % |
| Riboflavin (Vitamin B2) | 10 mg | 714 % |
| Niacin (Vitamin B3) | 16 mg | 100 % |
| Pyridoxine (Vitamin B6) | 10 mg | 714 % |
| Folic Acid | 400 mcg | 200 % |
| Vitamin B12 | 100 mcg | 4000 % |
| Biotin | 150 mcg | 300 % |
| Pantothenic Acid (Vitamin B5) | 10 mg | 167 % |
| Calcium (as carbonate) | 100 mg | 13 % |
| Magnesium (as oxide) | 250 mg | 67 % |
| Iron (as fumarate) | 15 mg | 107 % |
| Zinc (as citrate) | 15 mg | 150 % |
| Copper (as sulphate) | 0.5 mg | 50 % |
| Selenium (as L-Selenomethionine and Sodium Selenite) | 110 mcg | 200 % |
| Chromium (as chloride) | 200 mcg | 500 % |
| Iodine (as potassium iodide) | 150 mcg | 100 % |
Other Ingredients; DiCalcium Phosphate, Cellulose, Hydroxypropyl Methylcellulose, Tablet Coating (Colours: Titanium Dioxide & Iron Oxides, Hydroxypropyl Methylcellulose, Glycerine), Silicon Dioxide, Stearic Acid, Magnesium Stearate, and Crosslinked Cellulose Gum.