SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Pulse Pure Fish Oil & CoQ-10 x 90 Capsules

Suplement ushqimor me përqendrim të lartë, i formuluar për të kontribuar në funksionimin normal të zemrës dhe shëndetin kardiovaskular, përmes kombinimit të vajit të peshkut dhe koenzimës Q10.
In stock
SKU
Lamberts101
Special Price 8 079 Lekë Regular Price 8 977 Lekë
-10%

Lamberts Pulse Fish Oil & CoQ10 është një suplement ushqimor i shëndetshëm për zemrën, i cili përmban vaj peshku me përqendrim të lartë në kombinim me koenzimën Q10 në dozë të lartë.

2 kapsula (doza e rekomanduar ditore) sigurojnë 1300 mg vaj peshku (nga të cilat 1040 mg acide yndyrore Ω-3) dhe 100 mg koenzimë Q10.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vaji i peshkut (Omega-3: EPA dhe DHA)-> Vaji i peshkut është burim i rëndësishëm i acideve yndyrore Omega-3, veçanërisht EPA dhe DHA. Këto acide yndyrore kontribuojnë në funksionimin normal të zemrës dhe janë pjesë e rëndësishme e një diete të ekuilibruar. DHA gjithashtu mbështet funksionin normal të trurit dhe mirëmbajtjen e shikimit normal.
  • Koenzima Q10 (CoQ10)-> Substancë natyrale që gjendet në organizëm dhe luan rol kyç në prodhimin e energjisë në nivel qelizor. Ajo ndihmon në furnizimin me energji të mitokondrive dhe kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ falë vetive të saj antioksiduese.
  • Vitamina E-> Një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e acideve yndyrore nga oksidimi. Në këtë formulë, ajo kontribuon gjithashtu në ruajtjen e stabilitetit dhe cilësisë së vajit të peshkut në kapsulë. 

Suplementi Pulse i nënshtrohet një procesi të avancuar pastrimi dhe 5 fazave të distilimit molekular, i cili siguron që produkti përfundimtar të jetë relativisht pa erë dhe me nivele ndotësish shumë më poshtë kufijve të vendosur rreptësisht nga BE. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kombinon në një produkt të vetëm dy lëndë që zakonisht merren veçmas, duke thjeshtuar rutinën ditore të suplementimit. 
  2. Ndihmon në plotësimin e mungesave të mundshme të Omega-3 në dietën moderne. 
  3. Ofron mbështetje për nivelet e energjisë në organizëm përmes CoQ10, veçanërisht në moshë më të rritur. 
  4. Mund të jetë i dobishëm për persona që kërkojnë mbështetje ushqyese gjatë përdorimit të statinave. 
  5. Siguron marrje të kontrolluar dhe të standardizuar të Omega-3 në formë të përqendruar. 
  6. Vjen në formën e një kapsule që e bën më të lehtë dhe praktik marrjen e suplementit.

Suplementi Lamberts Pulse Fish Oil & CoQ10 Capsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, preferushëm një kapsulë në mëngjes dhe një kapsulë në darkë.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore dhe kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz me barna antikoagulante (hollues gjaku) rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.

90 Kapsula.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value
Fish Body Oil Concentrate 1300 mg *
Providing Omega 3 fatty acids 1040 mg *
Eicosapentaenoic Acid (EPA) 715 mg *
Docosahexaenoic Acid (DHA) 286 mg *
Co-Enzyme Q10 (Ubiquinone) 100 mg *

Other Ingredients; Capsule Shell (Gelatin, Glycerin, Color: Iron Oxide).

Back to Top