SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Pure Fish Oil 1100mg x 60 Capsules

Suplement ushqimor me përmbajtje të lartë Omega-3, i formuluar për të kontribuar në funksionimin normal të zemrës, trurit dhe shikimit si pjesë e një diete të ekuilibruar.
In stock
SKU
Lamberts102
Special Price 3 435 Lekë Regular Price 3 817 Lekë
-10%

Suplementi Lamberts Pure Fish Oil 1100 mg është një burim i pasur i acideve yndyrore të dobishme Omega-3, EPA (acid eikosapentaenoik) dhe DHA (acid dokosaheksaenoik). Këto acide yndyrore esenciale janë të rëndësishme për funksionimin normal të organizmit.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Omega-3 (EPA dhe DHA)-> Acide yndyrore esenciale që organizmi nuk mund t’i prodhojë vetë dhe duhet të merren përmes dietës ose suplementimit. Ato janë komponentë të rëndësishëm të membranave qelizore dhe marrin pjesë në shumë procese fiziologjike në trup. 
  • DHA (Acid dokosaheksaenoik)-> DHA është një nga acidet yndyrore më të rëndësishme Omega-3. Ai është një përbërës strukturor i trurit dhe retinës së syrit, duke luajtur rol në funksionimin normal të sistemit nervor dhe të shikimit.
  • EPA (Acid eikosapentaenoik)-> EPA është një acid yndyror Omega-3 që merr pjesë në procese biologjike të rëndësishme në organizëm, përfshirë ato që lidhen me funksionin normal të zemrës dhe metabolizmin qelizor. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mundëson plotësimin e lehtë të nevojës ditore për Omega-3 pa ndryshuar dietën ushqimore. 
  2. I përshtatshëm për persona që nuk konsumojnë rregullisht peshk ose ushqime deti. 
  3. Ndihmon në ruajtjen e një regjimi të qëndrueshëm suplementimi me një dozë të vetme ditore. 
  4. Formë kapsule që e bën marrjen të thjeshtë dhe të përshtatshme për përdorim afatgjatë. 
  5. Siguron një burim të kontrolluar dhe të standardizuar të vajit të peshkut me cilësi farmaceutike. 
  6. I përshtatshëm për përdorim afatgjatë si suplement bazë ushqimor.

Suplementi Lamberts Pure Fish Oil 1100 mg Capsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 3 kapsula në ditë, në varësi të nevojës suaj personale.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit dhe kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz me barna antikoagulante (hollues gjaku) rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.

60 Kapsula.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value
Fish Body Oil Concentrate 1100 mg *
Providing Omega 3 fatty acids 700 mg *
Of which:    
Eicosapentaenoic Acid (EPA) 355 mg *
Docosahexaenoic Acid (DHA) 237 mg *

Other Ingredients; Fish Oil (Concentrated Fish Body Oil 5-fold Molecular Distilled, Antioxidant: Mixed Tocopherols), Capsule Shell (Gelatine (Bovine), Glycerol).

Back to Top