SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Selenium 200µg x 60 Tablets

Suplement ushqimor me përqendrim të lartë seleni, i formuluar për të kontribuar në funksionin normal të sistemit imunitar dhe shëndetit të tiroides si pjesë e një regjimi të balancuar ushqimor.
In stock
SKU
Lamberts106
Special Price 2 295 Lekë Regular Price 2 550 Lekë
-10%

Lamberts Selenium 200 µg Tablets është një suplement ushqimor me përqendrim të lartë, që siguron selen përmes kombinimit të dy formave të mirëstudiuara: L-selenometioninë dhe selenit natriumi.

L-selenometionina është një formë organike e selenit që gjendet natyrshëm në ushqim dhe përthithet mirë nga organizmi. Seleni natrium është një formë inorganike që gjithashtu është studiuar gjerësisht. Kombinimi i të dy formave synon të pasqyrojë burime të ndryshme dietike të selenit.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

Seleni (200 µg)-> Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar, ruajtjen e flokëve dhe thonjve, mbrojtjen antioksiduese dhe spermatogjenezën normale.  

Seleni është një mineral esencial në sasi të vogla, por i domosdoshëm për organizmin. Ai luan rol në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, i cili ndodh kur në trup grumbullohen radikalë të lirë. Me kalimin e kohës, stresi oksidativ i tepruar mund të ndikojë në inde dhe organe.

Gjithashtu, seleni kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në ruajtjen e flokëve dhe thonjve të shëndetshëm, duke e bërë atë një mikronutrient të rëndësishëm për mirëqenie afatgjatë.

Seleni kontribuon në spermatogjenezën normale, që do të thotë se merr pjesë në procesin e zhvillimit normal të spermës.

Për këtë arsye, ai konsiderohet një mikro përbërës i rëndësishëm për shëndetin riprodhues mashkullor, krahas rolit të tij në mbrojtjen antioksiduese dhe funksionin imunitar.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar. 
  2. Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  3. Formulë me dozë të standardizuar ditore për përdorim të thjeshtë dhe të qëndrueshëm. 
  4. Kombinon dy forma të selenit për një qasje më të plotë ndaj suplementimit. 
  5. I përshtatshëm për përdorues që preferojnë produkte me përbërje të vetme aktive të fokusuar.

Suplementi Lamberts Selenium 200 µg Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz me barna antikoagulante (hollues gjaku) rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.

60 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Selenium (L-selenomethionine and sodium selenite)

200 mcg 364 %

Other Ingredients; DiCalcium Phosphate, Cellulose Tablet Coating, (Hydroxypropyl Methylcellulose Glycerin) Silicon Dioxide, Stearic Acid, Magnesium Stearate.

Back to Top