SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Super Strength Antioxidant Complex x 60 Tablets

Suplement ushqimor me një formulë të avancuar antioksiduese, e formuluar për të ndihmuar në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi oksidativ dhe për të mbështetur funksionin normal të mekanizmave mbrojtës të organizmit.
In stock
SKU
Lamberts4
Special Price 4 357 Lekë Regular Price 5 446 Lekë
-20%

Suplementi Lamberts Super Strength Antioxidant Complex përmban një kombinim të fuqishëm të çajit jeshil, farës së rrushit, rozmarinës dhe rigonit, të pasura me polifenole me aktivitet antioksidues dhe veti që ndihmojnë në uljen e proceseve inflamatore dhe neutralizimin e radikaleve të lira.

Radikalet e lira janë molekula të dëmshme që prodhohen në organizëm si rezultat i proceseve normale metabolike, por edhe si pasojë e faktorëve të jashtëm si ndotja e ajrit dhe rrezatimi ultraviolet. Stresi oksidativ shkaktohet nga përqendrimi i lartë dhe veprimi i këtyre radikaleve të lira.

Organizmi kundërpërgjigjet ndaj tyre përmes mekanizmave të tij antioksidues dhe përmes antioksidantëve që merr nga dieta. Ndër antioksidantët natyralë bëjnë pjesë përbërjet fenolike që gjenden në bimë medicinale, të cilat në shumë raste janë më efektive në neutralizimin e radikaleve të lira sesa vitaminat C dhe E. 

Efikasiteti i antioksidantëve matet me njësinë ORAC (Oxygen Radical Absorbance Capacity).

Suplementi Lamberts Super Strength Antioxidant Complex përmban një kombinim të përzgjedhur antioksidantësh bimorë me përmbajtje të lartë polifenolesh, ku çdo tabletë ofron 10,000 njësi ORAC.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Siguron mbrojtje të fuqishme antioksiduese, që ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira dhe reduktimin e stresit oksidativ në organizëm. 
  2. Formula vjen si një kombinim i avancuar i antioksidantëve bimorë, nga çaji jeshil, fara e rrushit, rozmarina dhe rigoni me përmbajtje të lartë polifenolesh. 
  3. Mbështet sistemin natyral mbrojtës të trupit, duke forcuar mekanizmat antioksidues endogjenë. 
  4. Suplementi ka një formulë me kapacitet të lartë antioksidues (10,000 ORAC për tabletë), për mbështetje të përditshme të shëndetit qelizor.

Suplementi Lamberts Super Strength Antioxidant Complex është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. 

Ky suplement nuk rekomandohet për gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

60 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

ORAC Blend (from Green Tea, Grape Seed, Rosemary and Oregano Extracts)

725 mg

*
Providing:

10000 mg ORAC units

*

Other Ingredients; Calcium Carbonate, Cellulose, Tablet Coating (H. Methylcellulose, Colours: Titanium Dioxide & Copper Chlorophyllin, Glycerin), Silicon Dioxide, Stearic Acid, Magnesium Stearate.

Back to Top