SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Thiamin 100mg x 90 Capsules

Suplement ushqimor me përmbajtje të lartë të vitaminës B1, i formuluar për të kontribuar në metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin normal të sistemit nervor.
In stock
SKU
Lamberts108
Special Price 2 769 Lekë Regular Price 3 077 Lekë
-10%

Lamberts Thiamin 100 mg është një suplement ushqimor që përmban vitaminën B1 (tiaminë), e cila është një vitaminë e tretshme në ujë dhe pjesë e kompleksit B, e cila nuk prodhohet dhe nuk ruhet në organizëm, ndaj duhet të merret rregullisht përmes dietës, si nga drithërat e plota, bishtajoret, arrat dhe farat.

Tiamina (vitamina B1) është një vitaminë që luan rol thelbësor në disa procese biologjike të rëndësishme në organizëm, të tilla si;

  1. Metabolizmin e energjisë: ndihmon në shndërrimin e karbohidrateve në energji të përdorshme për trupin, duke kontribuar në funksionimin normal të qelizave. 
  2. Funksionimin e sistemit nervor: është e nevojshme për përcjelljen normale të impulseve nervore dhe për mirëmbajtjen e funksioneve njohëse. 
  3. Funksionin psikologjik: kontribuon në mbështetjen e proceseve mendore dhe mirëqenies mendore. 
  4. Funksionin e zemrës: ndihmon në ruajtjen e funksionit normal kardiak. 

Meqenëse tiamina nuk sintetizohet dhe nuk depozitohet në sasi të mëdha në organizëm, marrja e rregullt përmes dietës ose suplementeve është e rëndësishme për të shmangur mungesat.

Çdo kapsulë e suplementit ofron një dozë prej 100 mg tiamine, duke siguruar një marrje të qëndrueshme dhe të besueshme në një kapsulë të vetme ditore.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në funksionin normal të sistemit nervor. 
  2. Kontribuon në funksionin normal të zemrës. 
  3. Kontribuon në funksionin normal psikologjik. 
  4. Kontribuon në metabolizmin normal të prodhimit të energjisë. 
  5. Kapsulë me dozë të lartë, një herë në ditë për përdorim praktik të përditshëm.

Suplementi Lamberts Thiamin 100 mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz me barna antikoagulante (hollues gjaku) rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.

90 Kapsula.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Thiamin (Vitamin B1)

100 mg 9091 %

Other Ingredients; Cellulose, Capsule Shell (Hydroxypropyl Methylcellulose), Anti-caking Agents (Silicon Dioxide & Magnesium Stearate).

Back to Top