Lamberts Turmeric Fast Release x 60 Tablets
Suplementi Lamberts Turmeric Fast Release Tablets ofron një ekstrakt të rrënjës së kurkumës me përqendrim të lartë, i formuluar për çlirim të shpejtë dhe përthithje efikase.
Përbërësi kryesor i Lamberts Turmeric Fast Release Tablets është ekstrakti i rrënjës së kurkumës (Curcuma longa), i standardizuar në 95% kurkuminoide, përbërësit aktivë që i japin kurkumës veti të fuqishme antioksiduese dhe që kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, si dhe në mbështetjen e proceseve normale inflamatore dhe funksionit të përgjithshëm të organizmit.
Çdo tabletë me dozë ditore përmban 200 mg ekstrakt cilësor të rrënjës së kurkumës, i barabartë me 10,000 mg erëz kurkume, dhe është i standardizuar në 95% kurkuminoide, përqendrimi i përdorur zakonisht në studimet shkencore.
Duke përdorur një ekstrakt të standardizuar në 95% kurkuminoide, suplementi siguron një nivel të qëndrueshëm dhe të përqendruar të këtyre përbërësve në çdo tabletë.
Tabletat me çlirim të shpejtë janë të formuluar që të shpërbëhen shpejt pas gëlltitjes, duke lejuar që përbërësit aktivë të bëhen më shpejt të disponueshëm për përthithje. Tabletat Lamberts Turmeric Fast Release shpërbëhen brenda 15 deri në 30 minutave, duke siguruar lirimin në kohë të kurkuminoideve në sistemin tretës.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Siguron një formë të përqendruar të kurkuminoideve, përbërësit aktivë kryesorë të kurkumës, në një dozë të standardizuar dhe të qëndrueshme.
- Ofron mënyrë praktike marrjen e kurkumës në një tabletë të vetme ditore, pa nevojën e përdorimit të sasive të mëdha të erëzës në dietë.
- Formulimi me çlirim të shpejtë mundëson shpërbërje të shpejtë në traktin tretës, duke e bërë suplementin më të lehtë për përdorim të përditshëm.
- Prodhuar sipas standardeve të larta të cilësisë farmaceutike, duke garantuar pastërti dhe qendrueshmëri në çdo tabletë.
- I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.
Suplementi Lamberts Turmeric Fast Release Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz me barna antikoagulante (hollues gjaku) rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Turmeric Root Extract Providing 95% curcuminoids, equivalent to 10,000mg of turmeric spice |
200 mg | * |
Other Ingredients; Bulking Agents (Cellulose & Calcium Carbonate), Standardized Turmeric Rhizome Extract (Curcuma longa), Anti-Caking Agents (Silicon Dioxide, Stearic Acid and Magnesium Stearate), Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose and Glycerol), Wetting Agent (Cross-Linked Sodium Cellulose).