SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Valerian 1600mg x 60 Tablets

Suplement bimor me ekstrakt të standardizuar të valerianës me përqendrim të lartë, i formuluar për të kontribuar në relaksimin dhe për të ndihmuar në lehtësimin e përkohshëm të shqetësimeve të gjumit dhe tensionit nervor të lehtë.
In stock
SKU
Lamberts110
Special Price 3 297 Lekë Regular Price 3 663 Lekë
-10%

Suplementi Lamberts Valerian 1600 mg Tablets përmban një ekstrakt të standardizuar me përqendrim të lartë të Valeriana officinalis.

Çdo tabletë përmban 400 mg ekstrakt të standardizuar 4:1, ekuivalent me 1600 mg rrënjë valeriane. Ky ekstrakt përmban përbërës aktivë natyralë si acide valerenike dhe komponime të tjera seskuiterpene, të cilët lidhen me efektet e tij biologjike.

Nga pikëpamja funksionale, valeriana njihet për vetitë e saj qetësuese dhe relaksuese, duke ndikuar në sistemin nervor qendror për të ndihmuar në uljen e tensionit nervor dhe për të mbështetur proceset natyrore të gjumit. Ajo përdoret gjerësisht si një ndihmës bimor për përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe për lehtësimin e simptomave të stresit dhe ankthit të lehtë, pa shkaktuar varësi.

Standardizimi i ekstraktit siguron një përqendrim të qëndrueshëm të përbërësve aktivë në çdo tabletë, duke garantuar dozë të përsëritshme dhe cilësi të kontrolluar në përdorim.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formë e standardizuar e ekstraktit bimor për dozë të qëndrueshme dhe të kontrolluar. 
  2. Përdorim praktik në një tabletë të vetme ditore. 
  3. Përdoret tradicionalisht për të kontribuar në relaksimin dhe qetësimit natyral. 
  4. I përshtatshëm për përdorim të përkohshëm gjatë periudhave të stresit ose shqetësimeve të gjumit. 
  5. Prodhuar sipas standardeve farmaceutike GMP për cilësi dhe siguri të lartë.

Suplementi Lamberts Valerian 1600 mg Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 tableta në mbrëmje, një orë përpara gjumit.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur.

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.

60 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Valerian (provided by 400mg of a 4:1extract)

1600 mg *

Other Ingredients; Calcium Carbonate, Cellulose,Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose, Colour: Titanium Dioxide, Glycerine), Crosslinked Cellulose Gum, Anti-Caking Agents (Silicon Dioxide & Magnesium Stearate), Stearic Acid.

Back to Top