SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Vegan Omega-3 Liquid, 150ml

Suplement ushqimor me origjinë bimore, i pasur me acide yndyrore Omega-3, i formuluar për të kontribuar në funksionin normal të zemrës, trurit dhe shikimit, veçanërisht për individët që ndjekin dietë vegane ose vegjetariane.
In stock
SKU
Lamberts111
Special Price 3 839 Lekë Regular Price 4 265 Lekë
-10%

Lamberts Vegan Omega 3 Liquid është një suplement premium me bazë bimore të omega-3, i përftuar tërësisht nga mikroalgat e rritura në një mjedis të kontrolluar. Ky burim i qëndrueshëm siguron format biologjikisht aktive të acideve yndyrore omega-3, të tilla si; EPA dhe DHA. Suplementi ka një aromë natyrale freskuese limoni dhe pa shije të pakëndshme të peshkut, kjo formulë e pastër dhe ekologjike ofron përfitimet e omega-3.

Përbërësit kreyesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vaj i mikroalgave detare (Seaweed/Algal Oil – Schizochytrium sp.)-> Burimi natyral dhe bimor i acideve yndyrore omega-3, i cili siguron direkt format biologjikisht aktive EPA dhe DHA, pa nevojën e vajit të peshkut dhe pa ndotës detarë. 
  • DHA (Acidi dokosaheksaenoik)-> Kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të trurit dhe shikimit, duke qenë një përbërës i rëndësishëm strukturor i qelizave nervore dhe retinës.
  • EPA (Acidi eikosapentaenoik)-> Kontribuon në funksionin normal të zemrës dhe sistemit kardiovaskular dhe gjithashtu kontribuon në ruajtjen e proceseve normale inflamatore të organizmit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në plotësimin e nevojave ditore për acide yndyrore esenciale kur marrja nga dieta është e kufizuar. 
  2. Siguron DHA dhe EPA në forma biologjikisht aktive, të gatshme për përdorim nga organizmi. 
  3. I përshtatshëm për persona me alergji ndaj peshkut si alternativë e sigurt ndaj vajit të peshkut. 
  4. Mund të përdoret si pjesë e një regjimi ushqimor të balancuar për mbështetje të përgjithshme të shëndetit. 
  5. Suplementi vjen është në formë të lëngshme me shije limoni, që e bën atë lehtësisht të pranueshëm, sidomos nga personat që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave dhe kapsulave.

Suplementi Lamberts Vegan Omega 3 Liquid është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur mbi moshën 18 vjeç.

Rekomandohet të merrni 5 ml (një lugë çaji) në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të tundet para përdorimit.

Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.

Flakon, 150 ml.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Seaweed Oil

4885mg *
which provides: -  

EPA 

100mg *

DHA

500mg *

Other Ingredients; Seaweed Oil (oil rich in DHA & EPA from the microalgae Schizochytrium sp.), Lemon Flavor, Antioxidants (Mixture of Natural Tocopherols & Rosemary Extract).

Back to Top