Lamberts Vitamin B-100 Complex x 60 Tablets
Suplementi Lamberts Vitamin B-100 Complex Tablets ofron një përzierje gjithëpërfshirëse të vitaminave të grupit B me përqendrim shumë të lartë, e formuluar për përdorim afatshkurtër kur kërkohet një rritje e shpejtë e marrjes së vitaminave B. Vitaminat e kompleksit B janë një grup lëndësh ushqyese të tretshme në ujë, me karakteristika të përbashkëta.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitamina B1 (Tiamina)-> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe në funksionimin normal të sistemit nervor, duke mbështetur transmetimin e impulseve nervore.
- Vitamina B2 (Riboflavina)-> Ndihmon në prodhimin e energjisë dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ përmes rolit të saj në sistemet antioksiduese.
- Vitamina B3 (Niacina)-> Kontribuon në metabolizmin e energjisë dhe në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik.
- Vitamina B5 (Acidi pantotenik)-> Merr pjesë në sintezën dhe metabolizmin e hormoneve dhe në çlirimin e energjisë nga ushqimi.
- Vitamina B6 (Piridoksina)-> Mbështet metabolizmin e proteinave dhe glikogjenit dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe imunitar.
- Vitamina B12 (Kobalamina)-> Luan rol kyç në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe në funksionimin normal të sistemit nervor.
- Acidi folik (Vitamina B9)-> Kontribuon në formimin normal të gjakut dhe në procesin e ndarjes qelizore.
- Biotina (Vitamina B7)-> Mbështet metabolizmin normal të makro përbërësve si karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat, si dhe shëndetin e lëkurës dhe flokëve.
- Inositoli & Kolina-> Kontribuojnë në shëndetin dhe funksionin normal të sistemit nervor.
Në këtë formulim, vitaminat e grupit B punojnë së bashku për të mbështetur metabolizmin normal të energjisë, funksionin e sistemit nervor dhe proceset themelore qelizore në organizëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon trupin të çlirojë energji nga ushqimi dhe kontribuon në reduktimin e ndjenjës së lodhjes.
- Kontribuon në funksionin normal të sistemit nervor dhe funksionin normal psikologjik.
- Kontribuon në ruajtjen e shëndetit të zemrës.
- I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.
Suplementi Lamberts Vitamin B-100 Complex Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
| Thiamin (Vitamin B1) | 100 mg | 9090 % |
| Riboflavin (Vitamin B2) | 100 mg | 7143 % |
| Niacin (Vitamin B3) | 100 mg | 625 % |
| Pyridoxine (Vitamin B6) | 50 mg | 3571 % |
| Folic Acid | 400 µg | 200 % |
| Methylcobalamin (Vitamin B12) | 10 µg | 4000 % |
| Biotin | 100 µg | 2005 % |
| Pantothenic Acid | 100 mg | 1667 % |
| Inositol | 100 mg | * |
| Choline Bitartrate | 100 mg | * |
| PABA | 30 mg | * |
Other Ingredients; Bulking Agent (Cellulose & Dicalcium Phosphate), Thiamine Mononitrate, Pantothenic Acid (Calcium Pantothenate), Inositol, Riboflavin, Niacin (Nicotinamide), Choline Bitartrate, Hydroxypropyl Cellulose, Anti-Caking Agents (Silicon Dioxide, Stearic Acid & Magnesium Stearate), Para Aminobenzoic Acid, Wetting Agent (Cross-linked Sodium Cellulose), Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose, Glycerol), Vitamin B6 (Pyridoxine Hydrochloride), Folic Acid, Vitamin B12 (Methylcobalamin), Biotin.