Lamberts Vitamin B-50 Complex x 60 Tablets
Lamberts Vitamin B-50 Complex është një suplement që përmban një kompleks të vitaminave të grupit B. Vitaminat e kompleksit B përbëjnë një grup lëndësh ushqyese të tretshme në ujë, me karakteristika të përbashkëta.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitamina B1 (Tiamina)-> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin normal të sistemit nervor.
- Vitamina B2 (Riboflavina)-> Kontribuon në prodhimin e energjisë dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Vitamina B3 (Niacina)-> Ndihmon metabolizmin e energjisë dhe funksionimin normal nervor.
- Vitamina B5 (Acidi pantotenik)-> Kontribuon në çlirimin e energjisë nga ushqimi dhe sintezën e hormoneve.
- Vitamina B6 (Piridoksina)-> Mbështet metabolizmin e proteinave dhe funksionin nervor dhe imunitar.
- Vitamina B12 (Kobalamina)-> Ndihmon formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe funksionin nervor.
- Acidi folik (Vitamina B9)-> Kontribuon në formimin normal të gjakut dhe ndarjen qelizore.
- Biotina (Vitamina B7)-> Mbështet metabolizmin e makronutrientëve dhe shëndetin e lëkurës dhe flokëve.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ofron një kompleks të plotë të vitaminave B në përqendrime të larta dhe të balancuara për mbështetje të përgjithshme ushqyese.
- Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe ndihmon në reduktimin e lodhjes.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe ruajtjen e funksionit neurologjik.
- Kontribuon në funksionin normal psikologjik. -Kontribuon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.
- I përshtatshëm për përdorim të përditshëm afatgjatë tek të rriturit.
Suplementi Lamberts Vitamin B-50 Complex Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
| Thiamin (Vitamin B1) | 50 mg | 4545 % |
| Riboflavin (Vitamin B2) | 50 mg | 3571 % |
| Niacin (Vitamin B3) | 50 mg | 313 % |
| Pyridoxine (Vitamin B6) | 50 mg | 3571 % |
| Folic Acid | 400 µg | 200 % |
| Methylcobalamin (Vitamin B12) | 50 µg | 2000 % |
| Biotin | 50 µg | 100 % |
| Pantothenic Acid | 50 mg | 833 % |
| Inositol | 50 mg | * |
| Choline Bitartrate | 50 mg | * |
| PABA | 15 mg | * |
Other Ingredients; Cellulose, Thiamine Mononitrate, Pantothenic Acid (Calcium Pantothenate), Inositol, Riboflavin, Niacin (Nicotinamide), Choline Bitartrate, Anti-Caking Agents (Stearic Acid, Silicon Dioxide and Magnesium Stearate), Para-Aminobenzoic Acid, Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose, Glycerol), Vitamin B6 (Pyridoxine Hydrochloride), Folic Acid, Vitamin B12 (Methylcobalamin), Biotin.