SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Vitamin C 1000mg Time Release x 30 Tablets

Suplement ushqimor me çlirim të zgjatur, i formuluar për të siguruar furnizim gradual me vitaminë C, duke kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar, mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe reduktimin e lodhjes apo dobësisë fizike.
In stock
SKU
Lamberts117
Special Price 1 293 Lekë Regular Price 1 437 Lekë
-10%

Suplementi Lamberts Vitamin C 1000mg Time Release Tablets është formuluar posaçërisht për të siguruar çlirim gradual të vitaminës C gjatë 6–8 orëve. Kjo formulë me dozë të lartë, e përdorshme një herë në ditë, imiton mënyrën natyrale se si organizmi përthith vitaminën C nga ushqimi.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina C-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar gjatë dhe pas ushtrimeve fizike intensive, si dhe në formimin normal të kolagjenit për mirëmbajtjen e lëkurës, enëve të gjakut, kockave dhe mishrave të dhëmbëve. Gjithashtu, mbron qelizat nga stresi oksidativ, rrit përthithjen e hekurit dhe ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Bioflavonoidet (rutinë, kuercetinë, citrin dhe hesperidinë)-> Rrisin biodisponibilitetin e vitaminës C, duke ndihmuar në përthithjen dhe përdorimin më të mirë të saj nga organizmi. Gjithashtu ofrojnë mbrojtje antioksiduese.
  • Trëndafili i egër (Rose Hips)-> I pasur me substanca natyrale antioksiduese, ai forcon veprimin e vitaminës C, duke mbështetur mbrojtjen imunitare dhe duke ndihmuar në reduktimin e radikaleve të lira. 

Formula me çlirim të zgjatur e Lamberts është krijuar për të çliruar vitaminën C gradualisht gjatë 6–8 orëve, duke mundësuar përthithje më të qëndrueshme në qarkullimin e gjakut. Ky çlirim i vazhdueshëm ndihmon në ruajtjen e niveleve më të qendrueshme të vitaminës C, duke e bërë veçanërisht të përshtatshme për individët që kërkojnë mbështetje afatgjatë për sistemin imunitar dhe mbrojtjen antioksiduese.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  2. Ofron veprim antioksidues që mbron qelizat nga stresi oksidativ. 
  3. Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë fizike. 
  4. Ndihmon në formimin normal të kolagjenit për lëkurën, kockat dhe nyjet. 
  5. Përmirëson përthithjen e hekurit nga ushqimi. 
  6. Vjen në formën e tabletave me çlirim të zgjatur për nivele më të qëndrueshme gjatë ditës.

Suplementi Lamberts Vitamin C 1000mg Time Release Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë çdo 6 orë, deri në një maksimum prej 2 tabletash në ditë.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit nëse është e mundur dhe tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.

30 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value
Vitamin C (as ascorbic acid) 1000 mg 1667 %
Citrus Bioflavonoid Complex 50 mg *
Rose Hip Powder 50 mg *

Other Ingredients; Vitamin C (Ascorbic Acid), Hydroxypropyl Methylcellulose, Dicalcium Phosphate, Anti-caking Agents (Silicon Dioxide, Magnesium Stearate & Stearic Acid), Citrus Flavonoid Complex, Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose, Glazing Agents: Polydextrose & Calcium Carbonate, Colours: Iron Oxide), Glycerol, Rosehip Fruit Extract (Rosa canina L.).

Back to Top