Lamberts Vitamin D3 1000 IU X 120 Capsules
Lamberts Vitamin D3 4000 IU Capsules është një suplement ushqimor që përmban vitaminë D në formën e saj aktive, kolekalciferol. Çdo kapsulë përmban 25 µg vitaminë D3.
Vitamina D prodhohet në organizëm kur lëkura ekspozohet ndaj diellit, por në shumë vende ky proces është i kufizuar gjatë një pjese të vitit. Faktorë si ekspozimi i ulët në diell, qëndrimi në ambiente të mbyllura dhe mosha mund të ulin prodhimin e saj. Për këtë arsye, suplementet përdoren shpesh për të ndihmuar në ruajtjen e niveleve të mjaftueshme.
Vitamina D3 (kolekalciferol) është forma e vitaminës D që prodhohet natyrshëm në trup pas ekspozimit në diell. Për këtë arsye, ajo konsiderohet forma më e përshtatshme për suplementim.
Vitamina D kontribuon në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve duke ndihmuar përthithjen e kalciumit. Gjithashtu mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar dhe ka rol të gjerë në procese të ndryshme qelizore në organizëm.
Mungesa e vitaminës D në organizëm
Mungesa e vitaminës D është një gjendje e zakonshme që ndodh kur organizmi nuk merr ose nuk prodhon mjaftueshëm vitaminë D, kryesisht për shkak të ekspozimit të kufizuar në diell ose marrjes së ulët nga ushqimi. Ajo mund të shfaqet me simptoma si lodhje, dobësi muskulore, dhimbje kockash dhe ulje të imunitetit. Në raste më të zgjatura, mund të ndikojë negativisht në shëndetin e kockave.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në shëndetin e kockave dhe dhëmbëve duke ndihmuar në përdorimin normal të kalciumit në organizëm.
- Forcon sistemin imunitar, veçanërisht në periudhat me ekspozim të ulët në diell.
- Ndihmon ruajtjen e niveleve normale të vitaminës D gjatë gjithë vitit.
- Formë biologjikisht aktive (D3), e ngjashme me vitaminën D të prodhuar natyrshëm nga dielli.
- Përdorim i thjeshtë ditor, i përshtatshëm për rutinë afatgjatë.
- Cilësi farmaceutike e kontrolluar (GMP) për siguri dhe qëndrueshmëri.
- I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.
Suplementi Lamberts Vitamin D3 4000 IU Capsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Vitamin D (as vitamin D3) |
25 µg (1000 IU) | 500 % |
Other Ingredients; Sunflower Oil, Vitamin D3 Extract (Lichen Plant Extract & Antioxidant: dl-a-Tocopherol), Capsule Shell (Corn Starch, Glycerol, Emulsifier: Carrageenan, Acidity Regulator: Sodium Carbonate).