SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Vitamin D3 2000 IU x 30 Capsules

Suplement ushqimor me dozë të lartë të vitaminës D3, i formuluar për të kontribuar në funksionin normal të sistemit imunitar, shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, si dhe për të ndihmuar përthithjen e kalciumit dhe fosforit në organizëm.
In stock
SKU
Lamberts122
Special Price 1 188 Lekë Regular Price 1 320 Lekë
-10%

Lamberts Vitamin D3 2000 IU Capsules është një suplement ushqimor që përmban vitaminë D në formën e saj aktive, kolekalciferol në një dozë prej 50 µg (2000 IU).

Vitamina D3 (kolekalciferol) është një vitaminë thelbësore që luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të organizmit. Ajo ndihmon në përthithjen normale të kalciumit dhe fosforit, duke kontribuar në forcimin dhe shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. Vitamina D3 gjithashtu kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe ndihmon në ruajtjen e funksionit të muskujve. 

 Trupi e prodhon natyralisht vitaminën D3 kur lëkura ekspozohet ndaj rrezeve të diellit, por në shumë raste kjo nuk është e mjaftueshme, sidomos gjatë muajve me pak diell, duke e bërë suplementimin një mënyrë të rëndësishme për të ruajtur nivele optimale.

Mungesa e vitaminës D në organizëm

Mungesa e vitaminës D është një gjendje e zakonshme që ndodh kur organizmi nuk merr ose nuk prodhon mjaftueshëm vitaminë D, kryesisht për shkak të ekspozimit të kufizuar në diell ose marrjes së ulët nga ushqimi. Ajo mund të shfaqet me simptoma si lodhje, dobësi muskulore, dhimbje kockash dhe ulje të imunitetit. Në raste më të zgjatura, mund të ndikojë negativisht në shëndetin e kockave.

Edhe pse rekomandimi i përgjithshëm ditor është 10 µg (400 IU), doza më të larta si 2000 IU mund të jenë të dobishme për persona që:

  1. Kanë ekspozim të kufizuar në diell (sidomos gjatë dimrit). 
  2. Janë mbi moshën 50 vjeç, pasi prodhimi natyral i vitaminës D bie me moshën. 
  3. Kanë lëkurë më të errët, që ul sintezën e vitaminës D. 
  4. Jetojnë kryesisht në ambiente të mbyllura. 
  5. Kanë nevojë për mbështetje shtesë për imunitetin ose shëndetin e kockave. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në përmirësimin e shëndetit të kockave, dhëmbëve dhe muskujve. 
  2. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  3. E përshtatshme për persona me ekspozim të ulët në diell ose nevoja të rritura për vitaminë D. 
  4. Kapsulë e vogël, e lehtë për t’u gëlltitur, me përdorim një herë në ditë. 
  5. I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

Suplementi Lamberts Vitamin D3 2000 IU Capsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse eshtë e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.

30 Kapsula.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value
Vitamin D (as vitamin D3) 50 µg (2000 IU)

1000 %

Other Ingredients; Vitamin D (Vitamin D3, Antioxidant: dl-a-tocopherol), Capsule Shell (Corn Starch, Glycerol, Emulsifier: Carrageenan).

Back to Top