SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Vitamin D3 Drops, 20ml

Suplement ushqimor me vitaminë D3 në formë të lëngshme, i formuluar për të kontribuar në funksionin normal të sistemit imunitar, shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, si dhe për të ndihmuar përthithjen e kalciumit dhe fosforit në organizëm, i përshtatshëm për përdorim në të gjitha grupmoshat.
In stock
SKU
Lamberts125
Special Price 1 822 Lekë Regular Price 2 024 Lekë
-10%

Lamberts Vitamin D3 Drops është një suplement ushqimor që përmban vitaminë D në formën e saj aktive, kolekalciferol. Çdo pikë përmban 5 µg (200 IU) vitaminë D3 në një bazë vaj ulliri pa shije dhe pa aromë, për përthithje optimale.

Vitamina D3 (kolekalciferol) është një lëndë ushqyese thelbësore që ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe fosforit, duke kontribuar në përmirësimin e shëndetit të kockave, dhëmbëve dhe funksionit normal të muskujve. Ajo gjithashtu kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar dhe merr pjesë në procese të rëndësishme qelizore.

Mungesa e vitaminës D në organizëm

Mungesa e vitaminës D është një gjendje e zakonshme që ndodh kur organizmi nuk merr ose nuk prodhon mjaftueshëm vitaminë D, kryesisht për shkak të ekspozimit të kufizuar në diell ose marrjes së ulët nga ushqimi. Ajo mund të shfaqet me simptoma si lodhje, dobësi muskulore, dhimbje kockash dhe ulje të imunitetit. Në raste më të zgjatura, mund të ndikojë negativisht në shëndetin e kockave.

Vitamina D3 në formë të lëngshme ofron fleksibilitet dhe përthithje më të mirë krahasuar me tabletat tradicionale. Duke qenë vitaminë e tretshme në yndyrë, ajo përthithet më mirë kur merret me yndyrna ushqimore; për këtë arsye, formulimi në vaj ulliri ndihmon në rritjen e biodisponibilitetit. Gjithashtu, forma me pika lejon dozim të personalizuar, duke e bërë të përshtatshme për të gjithë familjen, fëmijë ose persona që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Suplement i përshtatshëm për të gjithë familjen, përfshirë fëmijët dhe të rriturit. 
  2. Mundëson dozim fleksibël sipas nevojave individuale. 
  3. Formë e lëngshme që lehtëson përdorimin për personat që kanë vështirësi me tableta. 
  4. Ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të vitaminës D gjatë gjithë vitit. 
  5. Përmirëson shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe muskujve. 
  6. Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar. 
  7. Shije neutrale, e lehtë për t’u marrë edhe direkt ose në ushqim apo pije.

Suplementi Lamberts Vitamin D3 Drops është i përshtatshëm të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 3 vjeç sipas udhëzimeve të mëposhtme;

  • Fëmijët mbi 3 vjeç: Rekomandohet të marrin 2 pika në ditë, 10 µg (400 IU).
  • Të rriturit: Rekomandohet të marrin 5 pika në ditë, 25 µg (1000 IU).
  • Gratë shtatzëna dhe në periudhën e gjidhënies; Rekomandohet të marrin 2 pika në ditë, 10 µg (400 IU). 

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëjet pas ushqimit, nëse është e mundur.

Ai ka një shije neutral, prandaj mund të merret direkt ose në ushqime apo pije të ndryshme.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.

Flakon, 20 ml.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin D3

5 μg (200 IU) 100 %

Other Ingredients; Virgin Olive Oil, Antioxidants:Mixed of Natural Tocopherols.

Back to Top