SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Vitamin K2 90µg x 60 Capsules

Suplement ushqimor me vitaminë K2 (MK-7), i formuluar për të përmirësuar shëndetin e kockave dhe koagulimin normal të gjakut, duke ndihmuar në përdorimin e duhur të kalciumit në organizëm.
In stock
SKU
Lamberts126
Special Price 3 559 Lekë Regular Price 3 954 Lekë
-10%

Lamberts Vitamin K2 90 µg Capsules ofron një formë me cilësi të lartë dhe biologjikisht aktive të vitaminës K2 në formën Menaquinone-7 (MK-7). Çdo kapsulë përmban 90 µg vitaminë K2 të pastër, pa cis-izomere, në një kapsulë të vogël dhe të lehtë për t’u gëlltitur.

Vitamina K luan një rol thelbësor në aktivizimin e proteinave të varura prej saj, të cilat marrin pjesë në procese fiziologjike të rëndësishme si koagulimi i gjakut, metabolizmi i kockave dhe shëndeti vaskular. Vitamina K2 konsiderohet forma më aktive dhe më jetëgjatë e vitaminës K krahasuar me vitaminën K1.

Forma MK-7 (menaquinone-7) qëndron më gjatë aktive në organizëm, duke siguruar aktivizim më të qëndrueshëm të proteinave të varura nga vitamina K. Studimet tregojnë se MK-7 ka efekt më të vazhdueshëm dhe më të rëndësishëm se forma MK-4, duke e bërë atë zgjedhjen e preferuar për suplementim.

Mungesa e vitaminës K2 në organizëm 

Mungesa e vitaminës K2 në organizëm mund të ndikojë në mënyrën se si trupi menaxhon kalciumin, duke bërë që ai të mos drejtohet në mënyrë optimale drejt kockave. Kjo mund të lidhet me një dobësim gradual të densitetit kockor dhe, në disa raste, me rritje të prirjes për kalcifikim të indeve të buta, si enët e gjakut. Edhe pse mungesa e saj e theksuar është më pak e zakonshme, nivelet e ulëta afatgjata mund të kenë ndikim në shëndetin e kockave dhe sistemin kardiovaskular.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në drejtimin e duhur të kalciumit drejt kockave. 
  2. Kontribuon në ruajtjen e shëndetit dhe fortësisë së kockave. 
  3. Përmirëson shëndetin e zemrës. 
  4. Kontribuon në aktivizimin normal të proteinave të varura nga vitamina K. 
  5. Formë MK-7 me qëndrueshmëri dhe veprim më afatgjatë në organizëm. 
  6. Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të kalciumit në trup.

Suplementi Lamberts Vitamin K2 90 µg Capsules është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rriturit.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. 

Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji ose nëse jeni gjatë një trajtimi medikamentoz rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara fillimit të përdorimit të këtij suplementi.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe stil jetese të shëndetshëm.

60 Kapsula.
Ingreidents Amount per Serving % Daily Value

Vitamin K2 MK-7 (menaquinone-7)

90 µg 120 %

Other Ingredients; Sunflower Oil, Capsule Shell (Glycerol, Modified Starch, Gelling Agent: Carrageenan, Colours: Iron Oxide), Vitamin K2 (Menaquinone-7 (MK-7)).

Back to Top