Lamberts Zinc Plus x 100 Lozenges
Lamberts Zinc Plus Lozenges është një suplement ushqimor në formë tabletash natyrale për shkrirje me shije mjalti dhe limoni, të formuluara për t’u tretur ngadalë në gojë dhe për të çliruar zinkun, vitaminën C dhe propolisin e bletës direkt në mukozën e fytit.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Zink (Zinc Citrate)-> Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetit të fytit dhe mukozave, me përthithje të mirë në organizëm.
- Vitamina C-> Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe mbështet funksionin normal të imunitetit.
- Vitamina B2 (Riboflavin)-> Ndihmon në metabolizmin normal të energjisë dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ.
- Propolis blete-> Substancë natyrale me veti mbrojtëse dhe qetësuese për fytin dhe mukozën orale.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar.
- Ofron çlirim gradual të zinkut dhe vitaminës C direkt në mukozën e fytit.
- Ndihmon në qetësimin e fytit gjatë periudhave të parehatisë sezonale.
- Suplementi vjen në formë lozenges (për shkrirje) e lehtë për përdorim pa ujë.
- I përshtatshëm për persona që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave ose kapsulave.
- Shije e këndshme mjalti dhe limoni që lehtëson përdorimin e përditshëm.
Suplementi Lamberts Zinc Plus Lozenges është i përshtatshëm të përdoret nga fëmijë dhe të rritur sipas udhëzimit të mëposhtëm:
- Fëmijët; Rekomandohet të marrin 3 lozenge (tableta që shkrihen në gojë) në ditë.
- Të rriturit; Rekomandohet të marrin deri në 7 lozenge (tableta që shkrihen në gojë) në ditë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Ky suplement nuk këshillohet të përdoret nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënisë ose jeni duke ushqyer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
| Vitamin C | 30 mg | 38 % |
| Zinc (as Citrate) | 2 mg | 20 % |
| Riboflavi | 0.35mg | 25 % |
| Bee Propolis | 2.25 mg | * |
| Honey | 25 mg | * |
Other Ingredients; Sweetener; Xylitol & Sorbitol Dextrose Fructo-oligosaccharides Flavouring (Honey, Lemon & Orange) Stearic Acid Silicon Dioxide Magnesium Stearate.