Vitamina dhe Suplemente

ESI Le Dieci Erbe Colon Cleanse x 30 Tablets

Suplement ushqimor bimor 100% natyral, i formuluar për të kontribuar në rregullsinë e jashtëqitjes, për të lehtësuar kapsllëkun e rastësishëm dhe për të përmirësuar proceset fiziologjike të tretjes.
In stock
SKU
0899-1
Special Price 572 Lekë Regular Price 715 Lekë
-20%

ESI Le Dieci Erbe Colon Cleanse është një suplement ushqimor 100% natyral, i formuluar me një kombinim ekstraktesh bimore të përzgjedhura për kujdesin ndaj funksionit intestinal, tretjes dhe rregullsisë së jashtëqitjes. Formula përmban Cascara, Aloe Ferox, Finok, Senna, Jamball, Gentianë, Luleradhiqe, Rhamnus Alpina, Rabarbar dhe Marrubium, përbërës bimorë që veprojnë në mënyrë plotësuese në kuadër të funksionit intestinal dhe tretës.

Suplementi është i përshtatshëm për përdorim në rastet e kapsllëkut të rastësishëm dhe shqetësimeve të lidhura me procesin e tretjes, duke ndihmuar në ruajtjen e rregullsisë së jashtëqitjes dhe në funksionimin normal të zorrëve. Formula është 100% natyrale dhe nuk përmban ngjyrues artificialë, aromatizues, gluten, laktozë apo OMGJ.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Cascara, Frangula, Senna dhe Rabarbari –> Kontribuojnë në ruajtjen e rregullsisë së tranzitit intestinal dhe në procesin fiziologjik të eliminimit të feçeve.
  • Aloe Ferox –> Përbërës me origjinë bimore, i përfshirë në formulim në kuadër të kujdesit për funksionin intestinal.
  • Finoku, Jamballi, Gentiana, Luleradhiqja dhe Marrubiumi –> Kontribuojnë në funksionet fiziologjike të tretjes dhe në mirëqenien e aparatit tretës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë me 10 përbërës bimorë, të kombinuar për të kontribuar në funksionin normal intestinal dhe atë tretës.
  2. Kontribuon në ruajtjen e rregullsisë së tranzitit intestinal.
  3. Ndihmon në funksionimin fiziologjik të procesit të tretjes.
  4. I përshtatshëm për përdorim në rastet e kapsllëkut të rastësishëm.
  5. Formulë 100% me origjinë natyrore.
  6. Pa ngjyrues artificialë, aromatizues, gluten, laktozë dhe OMGJ.
  7. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Le Dieci Erbe Colon Cleanse është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 tableta në ditë, në varësi të nevojës suaj. Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.

Rekomadohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vaktit ushqimor të darkës, preferueshëm përpara gjumit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Tableta. 

Përbërësit kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Aloe Vera e përqendruar

200 mg

Cascara Sagrada

160 mg

Lëng Aloe Ferox

120 mg

Frut Finoku

100 mg

Gjethe Senna

80 mg

Rrënjë Jamballi

30 mg

Rrënjë Gentiane

30 mg

Rrënjë Luleradhiqe

20 mg

Rhamnus Alpina

20 mg

Rrënjë dhe rizoma Rabarbari

20 mg

Marrubium (Horehound)

20 mg
↑
Back to Top