ESI Le Dieci Erbe Flor x 30 Capsules
ESI Le Dieci Erbe Flor është një suplement ushqimor me bazë përbërësish bimorë, FOS (frukto-oligosakaride) dhe vitamina të grupit B, i formuluar për kujdesin ndaj funksionit intestinal, rregullsisë së tranzitit dhe proceseve fiziologjike të tretjes. Formula kombinon dhjetë përbërës bimorë, përfshirë Cascara, Buckthorn, Senna, Rabarbar, Finok dhe Luleradhiqe, të cilët veprojnë në mënyrë plotësuese në funksionin intestinal dhe tretës.
Suplementi përdor Naturcaps, të përbëra nga fibër bimore e përftuar nga fermentimi i tapiokës, pa ngjyrues artificialë dhe të përshtatshme për veganë dhe vegjetarianë. Formula nuk përmban aromatizues artificialë, konservues, gluten apo OMGJ dhe është e përshtatshme për përdorim në rastet e funksionimit të ngadaltë të zorrëve.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Cascara, Buckthorn, Senna dhe Rabarbari –> Kontribuojnë në ruajtjen e rregullsisë së tranzitit intestinal dhe në funksionimin normal të zorrëve.
- Finoku, Luleradhiqja, Kanella, Mëllaga, Melisa dhe Menta –> Kontribuojnë në funksionimin fiziologjik të tretjes dhe në mirëqenien e aparatit tretës.
- FOS (Frukto-oligosakaride) –> Veprojnë si fibra prebiotike dhe kontribuojnë në kujdesin për florën intestinale.
- Vitaminat B1, B2 dhe B6 –> Kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë dhe në funksionimin normal të sistemit nervor.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Përmban një kombinim të përzgjedhur të përbërësve bimorë, FOS dhe vitaminave të grupit B.
- Ndihmon në ruajtjen e një aktiviteti të rregullt intestinal.
- Kontribuon në funksionimin normal të aparatit tretës.
- I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.
- Formula nuk përmban aromatizues artificialë, konservues, gluten apo OMGJ.
- Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
ESI Le Dieci Erbe Flor është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 kapsula në ditë, në varësi të nevojës suaj. Kapsulat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Rekomadohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vaktit ushqimor të darkës, preferueshëm përpara gjumit.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
30 Kapsula.
| Përbërësit kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
FOS (Frukto-oligosakaride) |
200 mg |
|
Lëvore Cascara Sagrada |
432 mg |
|
Lëvore Buckthorn |
275 mg |
|
Frut Senna |
240 mg |
|
Gjethe Senna |
105 mg |
|
Gjethe Mëllage |
84 mg |
|
Frut Finoku |
60 mg |
|
Rrënjë dhe rizoma Rabarbari |
60 mg |
|
Gjethe Mente |
36 mg |
|
Rrënjë Luleradhiqe |
18 mg |
|
Lëvore Kanellë |
12 mg |
|
Gjethe Melise |
12 mg |
|
Vitamina B6 |
3 mg |
|
Riboflavinë (Vitamina B2) |
2.4 mg |
|
Tiaminë (Vitamina B1) |
2.1 mg |