Vitamina dhe Suplemente

ESI Le Dieci Erbe Psillio x 20 Bustine

Suplement ushqimor natyral me bazë psilliumi dhe kumbulle, i formuluar për të kontribuar në ruajtjen e rregullsisë së tranzitit intestinal dhe për të përmirësuar funksionimin normal të aparatit tretës.
In stock
SKU
13037-1
Special Price 1 568 Lekë Regular Price 1 960 Lekë
-20%

ESI Le Dieci Erbe Psillio është një suplement ushqimor me bazë psilliumi, kumbulle dhe përbërësish me origjinë bimore, i aromatizuar me kumbull, i formuluar për të përmirësuar rregullsinë e tranzitit intestinal dhe funksionimin normal të aparatit tretës. Psilliumi (Plantago ovata) është i pasur me mucilagje, fibra të tretshme që, në prani të ujit, bymehen dhe kontribuojnë në rritjen e vëllimit dhe ruajtjen e konsistencës normale të feçeve.

Formula kombinon psillium, kumbull, frashër, mëllagë, luleradhiqe, kanellë, altea, melisë dhe angjinare, të përzgjedhura për të vepruar në mënyrë plotësuese në kuadër të funksionit intestinal dhe tretës. Formula nuk përmban aromatizues artificialë, konservues, gluten apo OMGJ.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Psilliumi –> Përmban fibra të tretshme që, në prani të ujit, formojnë një masë xhelatinoze dhe kontribuojnë në rritjen e vëllimit dhe zbutjen e feçeve, duke favorizuar rregullsinë e tranzitit intestinal.
  • Kumbulla, Frashëri, Mëllaga, Luleradhiqja dhe Kanella –> Kontribuojnë në ruajtjen e rregullsisë së tranzitit intestinal dhe në funksionimin normal të aparatit tretës.
  • Altea –> Kontribuon në funksionimin e traktit intestinal dhe ka veprim zbutës në sistemin tretës.
  • Melisa dhe Angjinarja –> Kontribuojnë në eliminimin fiziologjik të gazrave intestinalë dhe në funksionimin e tretjes.
  • Stevia –> Përdoret si ëmbëltues me origjinë bimore, duke i dhënë suplementit shije të ëmbël. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formula përmban Psillium, i cili është burim natyral i fibrave të tretshme.
  2. Kontribuon në ruajtjen e rregullsisë së tranzitit intestinal dhe funksionimin normal të aparatit tretës.
  3. Kontribuon në ruajtjen e vëllimit dhe konsistencës normale të feçeve.
  4. Kombinon përbërës me origjinë bimore me veprim plotësues në funksionin intestinal dhe tretës. 
  5. Formula nuk përmban aromatizues artificialë, konservues, gluten apo OMGJ.
  6. Suplementi vjen në formë bustine, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Le Dieci Erbe Psillio është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 deri në 3 bustina në ditë, mundësisht esëll, të shpërndara gjatë ditës.

Hidheni përmbajtjen e një bustine në një gotë të madhe dhe shtoni rreth 150 ml ujë natyral pa gaz. Përziejeni mirë për disa sekonda dhe konsumojeni menjëherë tretësirën e përftuar.

Pas marrjes së suplementit, rekomandohet të konsumoni sasi të bollshme uji gjatë ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.

20 Bustina që treten në ujë. 

Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për 1 bustinë (5,6 g), në 150 ml ujë Sasia për dozën maksimale ditore (3 bustina

Psillium – pluhur i mbështjellësit të farës

4.1 g 12.3 g

Kumbull – koncentrat lëngu fruti

230 mg 690 mg
Frashër – pluhur gjetheje 115 mg 345 mg

Mëllagë – pluhur gjetheje

110 mg 330 mg

Melisë – pluhur gjetheje

50 mg 150 mg

Luleradhiqe – pluhur gjetheje

50 mg 150 mg

Angjinare – pluhur gjetheje

50 mg 150 mg

Kanellë – pluhur lëvoreje

50 mg 150 mg

Finok – pluhur fruti

30 mg 90 mg

Vitamina E

3 mg 9 mg
↑
Back to Top