Lierac Lift Integral Xmas Set Firming Day Cream

-25%

Lierac Lift Integral Xmas Set Firming Day Cream është një set dermokozmetik me veprim forcues dhe hidratues, i formuluar për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës, për të reduktuar rrudhat dhe për t’i dhënë asaj një pamje më të tonifikuar dhe të lëmuar. Në qendër të formulave të linjës Lift Integral është kombinimi i përbërësve aktivë me origjinë bimore, Acidit Hialuronik, ARN-së së patentuar të Trëndafilit dhe Ekstraktit të patentuar të Tulipanit. Kjo sinergji vepron mbi elementet kryesore të strukturës së lëkurës, si kolagjeni, elastina dhe glikoproteinat, duke përmirësuar qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e saj.

Seti përmban Lierac Lift Integral The Firming Day Cream, një krem dite me veprim forcues, i formuluar për të tonifikuar lëkurën, për ta hidratuar intensivisht dhe për të minimizuar dukshëm rrudhat. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e qëndrueshme, më elastike dhe më e plotë. Tekstura e tij e butë dhe që shkrihet në lëkurë ofron ndjesi rehatie dhe butësie. Përmban 98% përbërës me origjinë natyrore dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme.

Në set përfshihet gjithashtu Lierac Lift Integral The Neck & Décolleté Cream, një krem i formuluar posaçërisht për zonën e qafës dhe dekoltesë, me veprim forcues, zbutës dhe tendosës. Ai synon të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës, të zbusë pamjen e dekoltesë dhe të riformësojë konturin e qafës. Tekstura e tij krem-xhel përthithet shpejt, hidraton intensivisht dhe i jep lëkurës ndjesi rehatie dhe butësie. Përmban 97% përbërës me origjinë natyrore dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të ndjeshme. Të dy produktet janë testuar nën kontroll dermatologjik. 

Avantazhet e përdorimit të këtij seti janë:

  1. Përmirëson qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës.
  2. Ofron hidratim intensiv dhe ndihmon në ruajtjen e butësisë së lëkurës.
  3. Ofron kujdes të dedikuar për lëkurën e qafës dhe dekoltesë.
  4. Të dy produktet kanë teksturë të lehtë, të cilat përthithen shpejt dhe nuk lënë ndjesi të rënduar, yndyrore apo ngjitëse.
  5. I përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Lierac Lift Integral Xmas Set Firming Day Cream është i përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Lierac Lift Integral The Firming Day Cream: Aplikoni kremin në mëngjes në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe të qafës. Përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme me lëvizje të buta derisa të përthithet plotësisht.

Lierac Lift Integral The Neck & Décolleté Cream: Aplikoni kremin në mëngjes dhe në mbrëmje në zonën e qafës dhe dekoltesë, duke kryer lëvizje masazhuese në drejtim lart. Filloni nga zona e dekoltesë drejt shpatullave dhe vazhdoni nga baza e qafës drejt pjesës poshtë mjekrës, për të ushtruar një efekt tendosës mbi indet e lëkurës.

Lierac Lift Integral The Firming Day Cream, 50 ml.

Lierac Lift Integral The Neck & Décolleté Cream, 50 ml.

Ingredients of Lierac Lift Integral The Firming Day Cream: AQUA / WATER / EAU. CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE. GLYCERIN. SQUALANE. GLYCERYL STEARATE SE. CETEARYL ALCOHOL. GLYCOL PALMITATE. BUTYLENE GLYCOL. BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER. C15-19 ALKANE. CETYL PALMITATE. AMMONIUM ACRYLOYLDIMETHYLTAURATE/VP COPOLYMER. XYLITYLGLUCOSIDE. CETEARYL GLUCOSIDE. ANHYDROXYLITOL. PARFUM / FRAGRANCE. ETHYLHEXYLGLYCERIN. SODIUM BENZOATE. XYLITOL. XANTHAN GUM. CITRIC ACID. HYDROLYZED HYALURONIC ACID. SODIUM PHYTATE. MALTODEXTRIN. LECITHIN. TOCOPHEROL. ADENOSINE. HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL. TULIPA GESNERIANA FLOWER EXTRACT. ROSA CENTIFOLIA FLOWER EXTRACT.

Ingredients of Lierac Lift Integral The Neck & Décolleté Cream: AQUA / WATER / EAU. COCO-CAPRYLATE/CAPRATE. GLYCERIN. SODIUM POLYACRYLATE. BUTYLENE GLYCOL. CETYL ALCOHOL. XYLITYLGLUCOSIDE. 1,2-HEXANEDIOL. SODIUM STEAROYL GLUTAMATE. ANHYDROXYLITOL. CAESALPINIA SPINOSA FRUIT EXTRACT. CITRIC ACID. PARFUM / FRAGRANCE. XANTHAN GUM. ETHYLHEXYLGLYCERIN. SODIUM BENZOATE. XYLITOL. HYDROLYZED HYALURONIC ACID. SODIUM HYALURONATE. SODIUM PHYTATE. KAPPAPHYCUS ALVAREZII EXTRACT. MALTODEXTRIN. TOCOPHEROL. LECITHIN. ADENOSINE. HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL. LINALYL ACETATE. TULIPA GESNERIANA FLOWER EXTRACT. ROSA CENTIFOLIA FLOWER EXTRACT. ROSE FLOWER OIL/EXTRACT. PINENE.

Çmimi me ulje 4 875 Lekë Çmimi i rregullt 6 500 Lekë
Në gjendje
Ju kurseni: 1 625 Lekë
Info:
Set dermokozmetik me veprim forcues dhe hidratues, i përbërë nga një krem dite për fytyrën dhe një krem për qafën dhe dekoltenë, të formuluar për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës, si edhe për të reduktuar rrudhat.