Lierac Premium Xmas Set Absolute Serum

-25%

Lierac Premium Xmas Set Absolute Serum është një set dermokozmetik me veprim kundër plakjes së lëkurës, i formuluar për të korrigjuar shenjat e dukshme të plakjes, për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e saj, si dhe për t'i dhënë lëkurës një pamje më të njëtrajtshme dhe të ndriçuar.

Seti përmban Lierac Premium The Absolute Serum, një serum kundër plakjes së lëkurës, i formuluar për të hidratuar dhe për të përmirësuar qëndrueshmërinë e saj. Formula e pasur me niacinamide dhe acid hialuronik synon të korrigjojë shenjat e dukshme të plakjes, si rrudhat, vijat e holla, njollat e errëta, dehidratimin, si dhe humbjen e qëndrueshmërisë, elasticitetit, shkëlqimit dhe dendësisë së lëkurës. Tekstura e tij kremoze dhe delikate përhapet lehtësisht mbi lëkurë dhe lë një përfundim të butë me efekt pudër. Përmban 95% përbërës me origjinë natyrore dhe është i përshtatshëm për lëkurë normale deri në të kombinuar, përfshirë edhe atë të ndjeshme.

Në set përfshihet gjithashtu Lierac Premium The Eye Cream (dhuratë), një krem për konturin e syve, i formuluar për të zbutur menjëherë vijat e holla dhe për të reduktuar pamjen e qeskave dhe rrathëve të errët. Formula e pasur me pigmente perle i jep zonës së syve një shkëlqim delikat. Tekstura e tij tepër kremoze, në formë balsami, shkrihet butësisht në lëkurë, duke lehtësuar masazhimin dhe duke kontribuar në reduktimin e shenjave të lodhjes. Përmban 95% përbërës me origjinë natyrore, është pa parfum dhe i përshtatshëm edhe për sytë e ndjeshëm.

Seti plotësohet me një çantë kozmetike dhuratë. Të dy produktet janë testuar nën kontroll dermatologjik.

Avantazhet e përdormit të këtij seti janë:

  1. Ofron kujdes të plotë kundër shenjave të plakjes për fytyrën dhe zonën delikate rreth syve.
  2. Kontribuon në përmirësimin e hidratimit dhe qëndrueshmërisë së lëkurës.
  3. Ndihmon në përmirësimin e pamjes së rrudhave, vijave të holla dhe njollave të errëta.
  4. Ndihmon në zbutjen e vijave të holla dhe në reduktimin e pamjes së qeskave dhe rrathëve të errët rreth syve.
  5. Të dy produktet kanë teksturë të lehtë, të cilat përthithen shpejt dhe nuk lënë ndjesi të rënduar, yndyrore apo ngjitëse.
  6. I përshtatshëm për përdorim në lëkurë normale deri në të kombinuar/mikse, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Lierac Premium Xmas Set Absolute Serum është i përshtatshëm për përdorim në lëkurë normale deri në të kombinuar/mikse, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Lierac Premium The Absolute Serum: Aplikoni serumin në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe të qafës, përpara aplikimit të kremit. Përhapeni butësisht me lëvizje të lehta derisa të përthithet plotësisht.

Lierac Premium The Eye Cream: Aplikoni kremin në mëngjes dhe në mbrëmje në zonën e konturit të syve, në fund të rutinës së kujdesit, pas serumit dhe kremit të fytyrës. Pigmentet me efekt perle i japin zonës së syve një shkëlqim delikat.

Kini parasysh se kremi për konturin e syve aplikohet pas serumit dhe kremit të fytyrës, në fund të rutinës së kujdesit.

Lierac Premium The Absolute Serum, 30 ml.

Lierac Premium The Eye Cream, 20 ml.

Ingredients of Lierac Premium The Absolute Serum: AQUA / WATER / EAU. GLYCERIN. PROPANEDIOL. 2,3-BUTANEDIOL. CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE. BETAINE. PENTYLENE GLYCOL. LIMNANTHES ALBA (MEADOWFOAM) SEED OIL. NIACINAMIDE. BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER. OCTYLDODECANOL. CASTOR OIL/IPDI COPOLYMER. TRIHEPTANOIN. TRIOLEIN. C13-15 ALKANE. CHLORPHENESIN. ACRYLATES/C10-30 ALKYL ACRYLATE CROSSPOLYMER. PARFUM / FRAGRANCE. ADANSONIA DIGITATA SEED EXTRACT. TRISODIUM ETHYLENEDIAMINE DISUCCINATE. ADENOSINE. SODIUM HYDROXIDE. TAMARINDUS INDICA SEED GUM. SEMPERVIVUM TECTORUM EXTRACT. PAPAIN. TETRAMETHYL ACETYLOCTAHYDRONAPHTHALENES. 1,2-HEXANEDIOL. CAPRYLYL GLYCOL. CARBOMER. LINALYL ACETATE. SANTALUM ALBUM (SANDALWOOD) WOOD EXTRACT. CITRIC ACID. GLUCOSE. ALGIN. JUNIPERUS VIRGINIANA OIL. TOCOPHEROL. VEGETABLE OIL / HUILE VEGETALE.

Ingredients of Lierac Premium The Eye Cream: AQUA / WATER / EAU. PROPYLENE GLYCOL DICAPRYLATE/DICAPRATE. GLYCERIN. ISOSTEARYL ISOSTEARATE. BUTYROSPERMUM PARKII (SHEA) BUTTER. C15-19 ALKANE. CETYL PALMITATE. NIACINAMIDE. BEHENYL ALCOHOL. CETEARYL ALCOHOL. OCTYLDODECANOL. GLYCERYL STEARATE. JOJOBA ESTERS. SODIUM POLYACRYLATE. BUTYLENE GLYCOL. CI 77891 / TITANIUM DIOXIDE. PROPANEDIOL. MICA. HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED WAX. SODIUM STEAROYL GLUTAMATE. TOCOPHERYL ACETATE. CITRIC ACID. ETHYLHEXYLGLYCERIN. SODIUM BENZOATE. XANTHAN GUM. ADANSONIA DIGITATA SEED EXTRACT. SILICA. LECITHIN. TOCOPHEROL. ADENOSINE. SEMPERVIVUM TECTORUM EXTRACT. POLYGLYCERIN-3. HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED OIL. GENTIANA LUTEA ROOT EXTRACT. SANTALUM ALBUM (SANDALWOOD) WOOD EXTRACT.

Çmimi me ulje 7 125 Lekë Çmimi i rregullt 9 500 Lekë
Në gjendje
Ju kurseni: 2 375 Lekë
Info:
Set dermokozmetik me veprim kundër plakjes së lëkurës, i përbërë nga një serum për fytyrën dhe një krem për konturin e syve, të formuluar për të korrigjuar shenjat e dukshme të plakjes, për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës, si dhe për t'i rikthyer asaj një pamje më të njëtrajtshme dhe me shkëlqim.