SUPLEMENTE DHE USHQIME

Now L-Lysine 500mg, 100 Tablets

Suplement, i cili ndihmon në mbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe imunitetit, duke mbështetur prodhimin e proteinave dhe funksionin normal të trupit.
In stock
SKU
14567
Special Price 864 Lekë Regular Price 1 080 Lekë

Suplementi Now L-Lysine 500 mg ka një formulë të pasur.

Lizina është një aminoacid thelbësor që duhet të merret përmes ushqimit ose suplementimit. Lizina është e nevojshme për prodhimin e të gjitha proteinave në trup dhe është e domosdoshme për mirëmbajtjen e proteinave strukturore kolagjen dhe elastinë, të cilat formojnë të gjithë indet lidhëse si lëkura, tendinat dhe kockat.

Lizina është gjithashtu një pararendës për karnitinën, e cila nevojitet për metabolizmin e yndyrnave dhe prodhimin e energjisë. Për më tepër, lizina mund të ndihmojë në mbështetjen e një sistemi imunitar të shëndetshëm dhe funksionit të duhur kardiovaskular.

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë :

  1. Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe elasticitetin e saj. 
  2. Mbështet shëndetin e kockave dhe indeve lidhëse. 
  3. Ndihmon trupin të prodhojë energji më efikase. 
  4. Forcon sistemin imunitar dhe rezistencën ndaj infeksioneve. 
  5. Mbështet funksionin normal të zemrës dhe qarkullimit të gjakut.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë, një deri në tri herë në ditë.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Tableta

Nutrients Amount per Serving % Daily Value

L-Lysine(from 637 mg L-Lysine Hydrochloride)

500 mg *

Formula përmban përbërës të tjerë si : Celulozë mikrokristaline, mbulesë vegjetariane, dioksid silikoni dhe stearat magnezi (burim bimore).

Formula nuk përmban lëndë të tilla si : grurë, gluten, sojë, qumësht, vezë, peshk, guackë deti, arra ose susam.

Prodhimi bëhet në një objekt GMP që përpunon edhe përbërës të tjerë që mund të përmbajnë këto alergjene.

Back to Top