Trace Minerals Magnesium 300mg x 60 Tablets
Trace Minerals Magnesium 300 mg Tablets është një suplement ushqimor me cilësi të lartë në formë tabletash që kombinon katër burime të ndryshme të magnezit: klorur magnezi, citrate magnezi, glicinat magnezi dhe taurat magnezi, të formuluara për të siguruar furnizimin e përditshëm me këtë mineral thelbësor.
Ky formulim i avancuar është i pasur gjithashtu me minerale gjurmë jonike, të cilat kontribuojnë në balancën minerale të organizmit. Suplementi është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm si pjesë e një rutine ushqimore të balancuar dhe vjen në formë tabletash praktike për t’u konsumuar lehtësisht.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Magnezi –> Merr pjesë në mbi 300 reaksione biokimike në organizëm dhe kontribuon në shëndetin e kockave, sistemin kardiovaskular, funksionin muskulor, prodhimin e energjisë dhe mirëqenien mendore.
- Kloruri –> Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të duhur të lëngjeve në organizëm, përmirëson procesin e tretjes dhe kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe nervave.
- ConcenTrace kompleks mineralesh gjurmë jonike –> Ofron një spektër të plotë mineralesh gjurmë jonike që mbështesin balancën minerale të organizmit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor.
- Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe reduktimin e lodhjes.
- Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të elektroliteve në organizëm.
- Përfshihet në procese të rëndësishme fiziologjike që lidhen me mineralet gjurmë.
- Vjen në formën e tabletave, e cila e bën të thjeshtë dhe praktik përdorimin.
Suplementi Trace Minerals Magnesium 300 mg Tablets është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, preferueshëm një tabletë në mëngjes dhe një në darkë, nëse është e mundur pas ushqimit. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
60 Tableta.
| Nutrients | Amount per Serving | % Daily Value |
|---|---|---|
|
Calories |
10 | |
|
Total Carbohydrate |
2 g | <1% |
|
Iron |
0.3 mg | 2 % |
|
Magnesium (from Mag. Chloride from ITM, Mag. Citrate, Mag. Glycinate, Mag. Taurinate) |
300 mg | 71% |
|
Chloride (from CTM) |
150 mg | 7% |
|
ConcenTrace Trace Minerals (CTM) |
1 g | * |
Formula përmban përbërës të tjerë si : Hypromellose, celulozë mikrokrishtëlle, acid stearik, natrium kroskarmeloz, magnez stearat, dioksid silikoni, Carbowax™.
Nuk ka alergjenë të njohur.