ESI Pure Melatonin 3mg x 30 Microtablets
ESI Pure Melatonin 3 mg është një suplement ushqimor me bazë melatonine, një hormon që prodhohet natyrshëm nga organizmi dhe që lidhet me rregullimin e ciklit gjumë–zgjim. Suplementi me melatoninë ndihmon në reduktimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë dhe kontribuon në lehtësimin e efekteve të vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve, veçanërisht kur ndryshimi i zonave kohore ndikon në ritmin normal të gjumit.
Formula përmban melatoninë si përbërës aktiv në një dozë prej 3 mg dhe nuk përmban aromatizues artificialë, ngjyrues artificialë, konservues, produkte të qumështit, gluten, laktozë, OMGJ ose sheqer të shtuar, duke e bërë të përshtatshëm edhe për persona që shmangin këta përbërës.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Melatonina –> Është hormon i prodhuar natyrshëm nga organizmi që kontribuon në reduktimin e kohës së nevojshme për të fjetur dhe në lehtësimin e ndjesive subjektive të vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në reduktimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë.
- Kontribuon në rregullimin e ritmit natyror gjumë–zgjim.
- Mund të jetë veçanërisht e dobishme kur ndryshimi i zonave kohore çrregullon përkohësisht ritmin e zakonshëm të gjumit.
- Përmban melatoninë si përbërës të vetëm aktiv, duke ofruar një formulë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë.
- Nuk përmban gluten, laktozë, produkte të qumështit, sheqer të shtuar, konservues, ngjyrues ose aromatizues artificialë.
- Suplementi vjen në formë të tabletave të vogla, e cila e bën më të lehë dhe praktik përdorimin.
ESI Pure Melatonin është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 mikrotabletë (3 mg) në ditë, pak përpara gjumit. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Kujdes! Mos vozisni ose përdorni makineri për 5 orë pas marrjes së melatoninës.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
| Përbërës kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
Melatoninë |
3 mg |