Vitamina dhe Suplemente

ESI Pure Melatonin 5mg x 30 Microtablets

Suplement ushqimor me melatonin, i formuluar për të luftuar pagjumësinë, për të reduktuar kohën e nevojshme për të fjetur dhe për të lehtësuar efektet e vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve.
In stock
SKU
12486-1
Special Price 512 Lekë Regular Price 640 Lekë
-20%

ESI Pure Melatonin 5 mg është një suplement ushqimor me bazë melatonine, një hormon që prodhohet natyrshëm nga organizmi dhe që lidhet me rregullimin e ciklit gjumë–zgjim. Suplementi me melatoninë ndihmon në reduktimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë dhe kontribuon në lehtësimin e efekteve të vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve, veçanërisht kur ndryshimi i zonave kohore ndikon në ritmin normal të gjumit.

Formula përmban melatoninë si përbërës aktiv në një dozë prej 3 mg dhe nuk përmban aromatizues artificialë, ngjyrues artificialë, konservues, produkte të qumështit, gluten, laktozë, OMGJ ose sheqer të shtuar, duke e bërë të përshtatshëm edhe për persona që shmangin këta përbërës.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Melatonina –> Është hormon i prodhuar natyrshëm nga organizmi që kontribuon në reduktimin e kohës së nevojshme për të fjetur dhe në lehtësimin e ndjesive subjektive të vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në reduktimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë.
  2. Kontribuon në rregullimin e ritmit natyror gjumë–zgjim.
  3. Mund të jetë veçanërisht e dobishme kur ndryshimi i zonave kohore çrregullon përkohësisht ritmin e zakonshëm të gjumit.
  4. Përmban melatoninë si përbërës të vetëm aktiv, duke ofruar një formulë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë.
  5. Nuk përmban gluten, laktozë, produkte të qumështit, sheqer të shtuar, konservues, ngjyrues ose aromatizues artificialë.
  6. Suplementi vjen në formë të tabletave të vogla, e cila e bën më të lehë dhe praktik përdorimin.

ESI Pure Melatonin është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 mikrotabletë (5 mg) në ditë, pak përpara gjumit. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Kujdes! Mos vozisni ose përdorni makineri për 5 orë pas marrjes së melatoninës.

Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.

30 Tableta të vogla.
Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Melatoninë

5 mg
↑
Back to Top