ESI Pure Melatonin 1mg x 60 Gummies
ESI Pure Melatonin Gummies është suplement ushqimor në formën e tabletave të përtypshme me shije të frutave të pyllit, të formuluara me melatoninë, vitamina B5, B6 dhe B12, biotinë, si dhe ekstrakte të Ashwagandha-s, Melisës dhe Lules së pasionit. Formula është krijuar për kujdesin ndaj gjumit, duke përfshirë melatoninën, e cila kontribuon në reduktimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë dhe në lehtësimin e efekteve të vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve ndërmjet zonave kohore.
Prania e vitaminave B6 dhe B12, së bashku me biotinën, plotëson formulimin duke kontribuar në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në funksionimin normal psikologjik. Formula nuk përmban aromatizues artificialë, ngjyrues artificialë, ëmbëltues, gluten ose sheqer të shtuar.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Melatonina –> Kontribuon në reduktimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë dhe në lehtësimin e ndjesive subjektive të vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve ndërmjet zonave kohore.
- Ashwagandha, Melisa dhe Lulja e pasionit –> Ekstrakte bimore të përdorura tradicionalisht për vetitë e tyre relaksuese dhe qetësuese.
- Vitamina B5 –> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
- Vitamina B6, B12 dhe Biotina –> Kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në funksionimin normal psikologjik.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kombinimi i melatoninës me ekstrakte bimore të Ashwagandha-s, Melisës dhe Lules së pasionit ofron një formulim të orientuar drejt kujdesit për gjumin dhe relaksimin.
- Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe psikologjik.
- Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
- Formula nuk përmban aromatizues artificialë, ngjyrues artificialë, ëmbëltues, gluten ose sheqer të shtuar.
- Suplementi vjen në formë të tabelave të përtypshme me shije të frutave të pyllit, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
ESI Pure Melatonin Gummies është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë të përtypshme në ditë, pak përpara gjumit. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Marrja e 1 mg melatoninë, pak para gjumit, ndihmon në reduktimin e kohës që zakonisht nevojitet për të rënë në gjumë.
Për të reduktuar efektet e vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve (jet lag), merrni 0.5 mg melatoninë, pak para gjumit, në ditën e parë të udhëtimit dhe për disa ditë pas mbërritjes në destinacion.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Kujdes! Mos vozisni ose përdorni makineri për 5 orë pas marrjes së melatoninës.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
| Përbërësit kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
Melatoninë |
1 mg |
|
Vitamina B6 |
0.9 mg |
|
Biotinë |
25 μg |
|
Vitamina B12 |
1.2 μg |
|
Acid Pantotenik (Vitamina B5) |
3 mg |
|
Ekstrakt I Melisës |
20 mg |
|
Ekstrakt I Thatë I Lules Së Pasionit |
10 mg |
|
Ekstrakt I Thatë I Melisës |
20 mg |