ESI Pure Melatonin Drops, 50ml
ESI Pure Melatonin Drops është një suplement ushqimor me melatoninë, i formuluar për të plotësuar nevojat e organizmit në periudhat kur ritmi i zakonshëm i gjumit është i çrregulluar. Melatonina është një hormon që prodhohet natyrshëm nga organizmi dhe lidhet me ciklin gjumë–zgjim. Marrja e saj ndihmon në reduktimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë dhe në lehtësimin e efekteve të vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve ndërmjet zonave kohore (jet lag).
Formula në formën e pikave është praktike për përdorim dhe mundëson dozimin e lehtë të suplementit. ESI Pure Melatonin Drops përmban melatoninë si përbërës aktiv në një dozë prej 1 mg dhe nuk përmban alkool, ngjyrues artificialë, produkte të qumështit, gluten, laktozë, OMGJ ose sheqer të shtuar.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Melatonina-> Një hormon që prodhohet natyrshëm nga organizmi dhe kontribuon në reduktimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë, si dhe në lehtësimin e ndjesive subjektive të vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve ndërmjet zonave kohore.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Forma e lëngshme në pika mundëson një administrim të thjeshtë dhe praktik të melatoninës.
- Lejon dozimin e suplementit në përputhje me sasinë e rekomanduar për përdorim.
- Lufton pagjumësinë dhe lehtëson efektet e vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve.
- E përshtatshme për personat që përjetojnë vështirësi në rënien në gjumë ose ndryshime të përkohshme të ritmit të gjumit.
- Mund të përdoret në situata të vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve ndërmjet zonave kohore (jet lag).
- Formula përmban melatoninë si përbërës aktiv dhe nuk përmban ngjyrues artificialë, ëmbëltues, gluten, OMGJ ose sheqer të shtuar.
ESI Pure Melatonin Drops është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 ml nga ky suplement, e cila është e barasvlefshme me 1 mg melatoninë. Mund të merret direkt ose të hollohet në një sasi të vogël uji.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Marrja e 1 mg melatoninë, pak para gjumit, ndihmon në reduktimin e kohës që zakonisht nevojitet për të rënë në gjumë.
Për të lehtësuar efektet e vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve (jet lag), rekomandohet marrja e 0.5 mg melatoninë, pak para gjumit, në ditën e parë të udhëtimit dhe për disa ditë pas mbërritjes në destinacion.
Kujdes! Mos vozisni ose përdorni makineri për 5 orë pas marrjes së melatoninës.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
| Përbërës kryesorë i formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
Melatoninë |
1 mg |