ESI Pure Melatonin Retard x 90 Microtablets
ESI Pure Melatonin Retard është një suplement ushqimor me melatoninë me çlirim të zgjatur, i formuluar për të përmirësuar cilësinë e gjumit, për të reduktuar kohën e nevojshme për të rënë në gjumë dhe për të ndihmuar në ruajtjen e ritmit normal gjumë–zgjim. Melatonina është një hormon që prodhohet natyrshëm nga organizmi dhe luan një rol të rëndësishëm në ciklin gjumë–zgjim. Marrja e saj kontribuon në reduktimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë dhe në lehtësimin e efekteve të vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve ndërmjet zonave kohore (jet lag).
Formula me çlirim të zgjatur mundëson çlirimin gradual të melatoninës gjatë natës, duke e përshtatur marrjen e saj me periudhën e gjumit. Suplementi ESI Pure Melatonin Retard përmban melatoninë në një dozë 1 mg si përbërës aktiv dhe nuk përmban ngjyrues artificialë, konservues, produkte të qumështit, gluten, laktozë, OMGJ ose sheqer të shtuar.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Melatonina-> Një hormon që prodhohet natyrshëm nga organizmi dhe kontribuon në reduktimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë, si dhe në lehtësimin e ndjesive subjektive të vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve ndërmjet zonave kohore.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formula me çlirim të zgjatur mundëson çlirimin gradual të melatoninës gjatë natës.
- Ndihmon në përshtatjen e marrjes së melatoninës me periudhën e gjumit, falë karakteristikës së çlirimit të zgjatur.
- E përshtatshme për personat që përjetojnë vështirësi në rënien në gjumë ose ndryshime të përkohshme të ritmit të gjumit.
- Mund të përdoret në situata të vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve ndërmjet zonave kohore (jet lag).
- Formula nuk përmban ngjyrues artificialë, konservues, produkte të qumështit, gluten, laktozë, OMGJ ose sheqer të shtuar.
- Suplementi vjen në formë të tabletave të vogla, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
ESI Pure Melatonin Retard është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë (1 mg) në ditë, pak përpara gjumit. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Marrja e 1 mg melatoninë, pak para gjumit, ndihmon në reduktimin e kohës që zakonisht nevojitet për të rënë në gjumë.
Për të reduktuar efektet e vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve (jet lag), merrni 0.5 mg melatoninë, pak para gjumit, në ditën e parë të udhëtimit dhe për disa ditë pas mbërritjes në destinacion. Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Kujdes! Mos vozisni ose përdorni makineri për 5 orë pas marrjes së melatoninës.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
| Përbërës kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
Melatoninë |
1 mg |